Ulet ndjeshëm numri i aboneve të studentit në treg

Me fillimin e vitit të ri akademik 2015-2016, shoqëritë e transportit qytetas kanë ndaluar tregtimin e aboneve të studentëve nëpër pikat e shitjes.Kjo situatë ka bërë që me mijëra student të detyrohen të paguajnë një abone të përgjithshme që kushton 1 600 lekë në vend të një aboneje studentiSipas shitësve ambulantë, abonetë e studentit, mund ta përfitosh vetëm nësë jeton në konvikt."Na japin abone por janë të kufizuara. Mund ta gjejmë me mik, sepse është e vështirë të gjesh" thonë disa student në një prononcim për Ora News. Ndërsa një studente tjetër thotë se ka një vit që nuk ka blerë një abone të tillë pasi nuk ka gjetur.Të pyetur nga Ora News për këtë situatë, Bashkia e Tiranës pohon se kjo është një problematikë e trashëguar nga e kaluara./Oranews.tv/