FOTO/Njihuni me macen 121-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2016, 10:04
Kjo mace ka dalë në pension prej kohësh. Është 26 vjeçe bazuar në moshën e njeriut, ose 121 vjeçe bazuar në moshën e maceve.Quhen Corduroy dhe është ende një mace pasiononte. Ajo është përfshirë edhe në rekordet botërore të Guinnes, sepse është macja më e vjetër që është ende gjallë.Macja jeton në një strehë në Oregon të Shteteve të Bashkuara. Pronari i saj pretendon se kujdesi i veçantë për macen ka bërë që ajo të jetojë kaq gjatë.Ai deklaron se çelësi i jetëgjatësisë është edhe lejimi që macja të dalë jashtë të gjuaj në natyrë. “Sinqerisht, unë nuk e imagjinoj jetën time pa të”, tha pronari.“Ai është një shok i mrekullueshëm dhe shpresoj të ketë një jetë të lumtur edhe për shumë vite”, rrëfen ai./Ora News/