Presidenti maqedonas kritika BE: Më shumë mure se gjatë Luftës së Ftohtë
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk i ka kursyer kritikat e tij kundrejt Bashkimit Europian, duke e fajësuar bllokun për paaftësi në menaxhimin e krizës së emigrantëve. Ai është shprehur se Europa tani ka më shumë mure rrethues se gjatë kohës së luftës së ftohtë. "BE-ja është po aq e fortë sa hallka e saj me e dobët, e cila për momentin është Greqia", ishin fjalët e Ivanov.Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të Bashkimit Europian, të cilin e fajson për paaftësinë e treguar në menaxhimin e krizës së emigrantëve. Ai deklaroi se në kontinentin e vjetër janë ngritur më shumë mure nga sa kishte gjatë periudhës së luftës së ftohtë. Sipas Ivanov kërcënimi i lëvizjes së lirë është një humbje e rëndë për bllokun me 28 antarë."Europa tani ka më shumë mure se gjatë koës së Luftës së Ftohtë. BE-ja vendosi që t'i hapte kufinjtë e brendshëm pa siguruar ata të jashtëmit dhe tani vendet antare po mundohen që të kryejnë një punë që duhet të ishte marrë përsipër nga unioni. Bashkimi Europian është po aq i fortë sa hallka e tij më e dobët dhe për momentin kjo hallkë është Greqia."Ndërkohë, situata vijon të mbetet e rënduar në kufirin greko-maqedonas, ku mbi 12.000 emigrantë kanë mbetur të bllokuar. Reshjet e shiut e kanë vështirësuar edhe më shumë qëndrimin e tyre, teksa shumë prej azil-kërkuesve kanë patur edhe komplikacione shëndetësore. Organizatat humanitare japin alarmin se ndihmat, ushqimi dhe medikamentet janë drejt fundit dhe se situata mund të dalë shumë shpejt nga kontrrolli. Kriza mund të thellohet edhe më tepër në kushtet kur mijëra refugjatë vijojnë të mbërrijnë çdo ditë në brigjet e ishujve grekë si dhe në portin e Pireut./Oranews.tv/