Premtoi se do i merrte provimin studentit me 10 mijë lekë, pranga 59-vjeçarit

Një person i cili hiqej si sekser  i pedagogëve të Universitetit të Elbasanit është vënë në pranga nga policia.Sokrat Nika 59 vjeç u ndalua nga  efektivat  e  policisë,  pasi    dyshohet  se   kundrejt  pagesës  prej  10.000  lekë (të  reja),   i  kishte   premtuar  shtetasit   R.D, 20  vjeç,  banues  në  Elbasan,  se  i  njihte  pedagogët  e  Fakultetit  Ekonomik  në  Universitetin  “Aleksandër   Xhuvani”  dhe    do  t’i  merrte  provimet.Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë  funksione  publike”  parashikuar  nga neni  245/1  i  Kodit Penal.