IS vret dy italianë në Libi, ishin kapur peng në 2015

Dy shtetas italianë të rrëmbyer që prej korrikut të 2015 në  Libi janë vrarë. Sipas ministrisë së jashtme italiane, dy personat punonjës të një firme ndërtimi kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri mes xhihadistëve dhe forcave libiane të sigurisë në momentin kur pengjet po tranferoheshin në një tjetër zonë të libisë.Dy shtetas italianë janë vrarë në libi. Lajmi u konfirmua nga ministria e jashtme italiane, e cila tha se vrasja e Fausto Piano e Salvatore Failla ka ndodhur në periferi të Sabratas. Dy personat, punonjës të një firme ndërtimi,  ishin rrëmbyr në 2015 bashkë me dy bashkëkombas të tjerë .Gjatë një transerimi të pengjeve, forcat libiane të sigurisë kanë sulmuar konvoin e makinave duke vrarë të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe shtatë militanët e dyshuar.Tashmë janë njoftuar edhe familjarët e viktimave, por autoritet thonë se po kryen ende verifikime pasi trupat po mbahen ende nga militantët. Sipas disa dëshmitarëve që citojnë mediat vendase, dy shtetasit italianë ka shumë gjasa të jenë përdorur si mburoja njerëzore nga xhihadistët gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat libiane të sigurisë, ku si pasojë të paktën 7 ektremistë humbën jetën, pjesa me e madhe me kombësi tuniziane.Me viktimave është edhe një grua, teksa një fëmijë ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve të shërbimeve secrete të publikuar para disa ditësh, katër italianët ndodheshin në duart e grupeve të milicive, por jo të shtetit silamik. Gino Tullicardo, Fausto Piano, Filippo Calcagno e Salvatore Failla I kapën peng më 20 korrik të 2015 në një zonë rreth 60 kilometër nga Tripoli.