VIDEO/ Dy gra sulmojnë rajonin e policisë së Stambollit

Policia turke ka rrethuar brenda një apartamenti dy gra, të cilat sulmuan rajonin e policisë së Stambollit me dy granata dhe me armë zjarri.Autoritetet bëjnë me dije se deri më tani nuk ka të lënduar në njerëz, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i dy grave.Nuk dihen gjithashtu as motivet e këtij sulmi. Mediat vendase transmetuan pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë, ku duken qartësisht dy gratë të cilat mbajnë në dorë armë automatike. Një prej tyre është plagosur si pasojë e një shkëmbimi zjarri.Aktualisht, gratë ndodhen në një ndërtesë, banorët e të cilës janë evakuar, ndërkohë që vijon aksioni për neutralizimin e tyre.Protestat, shpërthimet me bombë dhe sulmet e armatosura kanë qenë të shpeshta gjatë muajve të fundit në Turqi. Shumica prej tyre kanë ardhur nga militantë kurdë, të cilët kërkojnë autonominë e rajonit jug-lingor të vendit.