Papa Françesku: Donald Trump nuk është i krishterë

Papa Francesku ka vënë në pikëpyetje kristianizmin e kandidatit republikan për president të sheteteve të bashkuara të amrikës Donald Trump. Një reagim që vjen pas deklaratës së miliarderit për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën. Ati i shenjtë, i cili ndodhet në fund të udhëtimit të tij në Meksikë, tha se një person i cili mendon vetëm për ndërtimin e mureve dhe jo të urave, nuk është i krishterë.Papa bergolio nuk pranoi ti përgjgjet pyetjes nëse amerikanët duhet  apo jo të votojnë Trump, i cili kryeson deri tani garën e republikanëve.“Ajo që unë mund të them është që ky person nuk mund të jetë i krishtere nëse ka bërë deklarata të tilla. Ne duhet të konfirmojmë deklaraten dhe nëse rezulton kështu, unë do ti jap atij benefitin e dyshimit”  tha papa.Në fillim të këtij muaji, në një intervistë për fox news, kandidati republikan tha se papa është një person shumë politik dhe nuk besoj se e kupton rrezikun e një kufiri të hapur. Miliarderi amerikan mbështet deportimin e rreth 11 milionë emigrantëve të paligjshëm dhe sipas tij meksika dërgon në amerikë të gjithë pwrdhunuesit dhe kriminelët. Katolikët amerikanë shihen si votues të rëndësishëm në zgjedhje. Zakonisht ata mbështesin republikanët për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj abortit dhe martesave të homoseksualëve.aadadadad