Francë, dhunë në “xhunglën” e refugjatëve

Kampet e refugjatëve në Francë janë kthyer mbrëmë në arenë të dhunës.Kampet e refugjatëve të njohura si “Xhungël”, do të çmontohen nga autoritetet franceze, por ndërkohë vendimi ka hasur kundërshtitë e shumta të banorëve, të cilët kanë ndërtuar një jetë normale në çadrat e improvizuara.Policia franceze hodhi gaz lotsjellës kundër banorëve, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me sende të forta si gurë. Autoritetet franceze thonë se ata duhet të shkojnë në kontenierët e posaçëm të transportit në një zonë tjetër.Kampi ndodhet në afërsi të kufirit me Britaninë dhe shumë prej emigrantëve shpresojnë të shkojnë përtej kufirit.BBC-ja shkruan se shumë emigrantë u përpoqën gjatë natës të hynin me forcë në kamionët që udhëtonin drejt portit që lidh Francën me Britaninë. Emigrantët janë kryesisht nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika.Strehimet e tyre të përkohshme në zonë shihen si një mundësi për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe sigurisht rolin kryesor e kanë trafikantët. /Ora News/