Franca publikon një video se si të mbrohen qytetarët në raste sulmesh terroriste
Franca ka publikuar një video ku udhëzon të gjithë qytarët e saj si të reagojnë në raste sulmesh terroriste. Në materialin filmik shpjegon hap pas hapi të gjitha veprimet që duhet apo nuk duhet të bëjë një person që ndodhet nw zonën e rrezikut. Udhëzuesi vjen si masë pas sulmeve të tetorit, ku 130 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën. Autoritetet franceze kanë publikuar një video me udhëzime se si duhet të reagojnë qytetarët në raste të sulmeve të ngjashme si ato të 13 nëntorit të vitit të kaluar, ku 130 persona humbën jetën e qindra të tjerë mbetën të plagosur.Video është një guidë që tregon hap pas hapi ccfarë duhet të bëjnë dhe ccfarë nuk duhet të bëjnë francezët, në rast se përballen me sulme të armatosura.Guida është publikuar edhe në shumë faqe interneti dhe media sociale. Hapi i parë shpëtoni veten, hapi i dytë të ndihmojnë të tjerët, dhe i treti të paralajmërojnë intancat për rrezikun. Pjesa e dytë e guidës shpjegon dhe jep këshilla si të mbrohen qytarët në rast se janë bllokuar në një zonë rreziku. Udhëzues këshillon si të njoftohet policia nw telefon dhe si të sillen kur ndodhen në afërsi të shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe terroristëve.Materiali filmik përfundon me udhëzime praktike si duhen ndihmuar viktimat dhe gjithashtu teknikat emergjente të ndihmës së parë. Udhëzuesi pason një fletëpalosje informative publikuar dhjetorin e kaluar, duke dhënë këshilla të ngjashme.
