SHBA-të marrëveshje me Rusinë për Sirinë
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord që ta respektojnë deri në fund marrëveshjen e armëpushimit në Siri.Lajmi konfirmohet nga sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili tha se palët do të krijojnë një mekanizëm të ri bashkëpunimi, për t'u siguruar që objektivi i vetëm që do të goditet në Siri të jenë militantët e ISIS dhe ata të organizatës tjetër terroriste, Al Nusra.Deklarata e tij, erdhi gjatë një konference me ministrin e Jashtëm gjerman, Fran VValter Steinmeier."Pas bisedës me palën ruse, kemi qenë të të njëjtit mendim se ka patur disa shkelje të marrëveshjes që ka ardhur nga të dyja palët dhe këtë çështje po e marrim seriozisht. Megjithatë, nuk duam që ta kthejmë këtë çështje në një lojë mediatike. Kemi vendosur që të bashkëpunojmë në funksion të respektimit të marrëveshjes dhe për këtë kemi vendosur një mekanizëm veprimi. Do të rrisim nivelin e komunikimit midis ushtrive tona, që të sigurohemi se objektivat e vetëm në Siri të jenë militantët e organizatave terroriste", tha Kerry.Më tej, Kerry diskutoi edhe për krizën e azil-kërkuesve teksa theksoi se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këtë çështje si një problem global. Zyrtari i Uashingtonit vlerësoi ndër të tjera kontributin e Turqisë, Libanit dhe Jordanisë, për ndihmën e dhënë në menaxhimin e krizës.