Oficerja e policisë humb jetën në ditën e parë të punës
Një oficere policie Shtetet e Bashkuara është qëlluar për vdekje në ditën e parë të punës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Virxhinia, teksa bëhet fjalë për 29-vjeçaren Ashley Giundon.Sipas raportimeve, oficerja e re i ishte përgjigjur një emergjence në Lake Ridge, ku një person emri i të cilit nuk është bërë publik mësohet se kishte qëlluar për vdekje gruan e tij. Më pas ky i fundit, hapi zjarr ndaj forcave policore, duke plagosur oficeren Giundon dhe dy kolegët e saj.Giundon ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda, ndërkohë që ende nuk dihet gjëndja e dy policëve të tjerë.Zyrtarët e Policisë së Prince William County, kanë konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe do të përgjigjet përpara trupit gjykues për krimet e tij. Ata gjithashtu shprehën ngushëllimet e tyre për Ashley Giundon. Qindra makina policie u vendosën përpara spitalit ku ajo ndërroi jetë, në shenjë respekti./oranews.tv/