Virusi “Zika” i lidhur edhe me sindromën “Guillain-Barre”

Shkencëtarët po punojnë fort për të zbuluar shkaqet dhe pacojat e virusit “Zika” që ka prekur vendet e Amerikës Latine.Virusi mund të shkaktojë sindromën e quajtur “Guillain-Barre”, e cila ka ndikim serioz në gjendjen neurologjike të të prekurve.Shkencëtarët paralajmërojnë gjithashtu se numri i të prekurve mund të jetë më i lartë.Numri i të prekurve me sindromën “Guillain-Barre”, sipas studimeve, është i lidhur me virusi në fjalë.Rastet dolën në dritë pasi infeksioni viral ka përfshirë Brazilin dhe Kolumbinë. Në një letër në revistën shkencore “Lancet”, shkencëtarët bëjnë me dije se 42 rastet e prekura nga sindroma “Guillain-Barre”, tregojnë se virusi “Zika” ishte shkaktaroi kryesor. Shkencëtarët nga Instituti Pasteur në Paris kanë analizuar mostrat e gjakut të të prekurve."Shumica e pacientëve me GBS (sindroma Guillain-Barre) raportuan se kishin përjetuar simptomat e infeksionit të njëjtat me virusin Zika", tha Prof Arnaud Fontanet, autori kryesor i letrës.Ata vlerësojnë se 24 njerëz në çdo 100.000 infektuar me virusin Zika kanë të zhvilluar sindromën Guillain-Barr, që sjell dobësi të muskujve që mund të përparojë në paralizë dhe vështirësi në frymëmarrje. Faza akute është e gjatë dhe duhen të paktën tre muaj që pacientët të marrin veten. “Brenda tre muajve, 57% e pacientëve ishin në gjendje për të ecur", tha Fontanet.