Anija kroçere shkatërrohet nga stuhia
Një anije kroçere, britanike, është rikthyer në mol, pasi është shkatërruar nga një stuhi e fuqishme atlantike. Ajo është rikthyer në portin e Nju Xhersit, duke rikthyer me vehte edhe 4500 turistët që udhëtonin me të si dhe 1600 anëtarët e ekuipazhit.Anija gjigande kroçere u nis të shtunën e shkuar në atë çka pritej të ishte një udhëtim 7 ditor. Por ajo është hasur me erëra të forta dhe dallgë mbi 9 metra të larta në Cape Hatteras, në Karolinën e Veriut.Së paku 4 vetë kanë pësuar dëmtime të lehta pasi janë përplasur me mobiljet apo pjatat e xhamat që janë thyer. Vetë pasagjerët kanë postuar fotografi dhe video në rrjetet sociale, nga brenda kabinave të tyre.Sipas stafit të ekuipazhit dhe drejtuesve të Krocerës, erërat dhe stuhia nuk pritej të ishte kaq e fortë./Oranews.tv/