8 vajza përplasen nga makina që drejtohej nga 80 vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2016, 21:23
Një aksident i rëndë i ndodhur në Liverpool të Anglisë ka përfshirë 8 vajza. 5 prej vajzave 11 vjeçare janë plagosur.Një makinë e drejtuar nga një grua 80 vjeçare, ka marrë përpara 8 vajzat të cilat po dilnin nga shkolla, në Liverpool.Vajzat u dërguan urgjentisht në Spital për të marrë ndihmen e nevojshme mjekësore.Dy nga vajzat sipas Daily Mail, janë në gjëndje kritike për jeten.Policia ka ndaluar gruan 80 vjeçare, dhe po hetohen shkaqet e këtij aksidenti.