Ekonomia dhe turizmi pas Vitit të Ri Kinez
Konsumi, turizmi dhe të ardhurat janë rritur ndjeshëm në Kinë, pas festimeve përgjatë ditëve të vitit të ri kinez, thanë autoritetet zyrtare.Në kinematë në Kinë u arkëtuan plot 461 milionë dollarë në vetëm 6 ditë, në periudhën 8-13 shkurt, në rritje me 67% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tha në një deklaratë për mediat nga Administrata për Shtyp, Radio, Film dhe Televizion.3 filma kinezë kontribuan me 93.5% të arkëtimit për këto 6 ditë."Mermaid" e regjisorit dhe komedianit nga Hong Kongu Stephen Chow, ka arkëtuar 1.46 miliardë juan kinezë, ndërsa "From Vegas to Macau III", ku luajnë aktorët Chow Yun-fat dhe Andy Lau, arkëtoi 680 mln juan."Mbreti majmun 2" zë vedin e tretë me arkëtime 650 milionë yuan.Të ardhurat u rritën ndjeshëm përgjatë ditëve të vitit të ri hënor edhe në sektorin e turizmit, me 16.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në 55.7 miliardë dollarë, tha Administrata Kombëtare e Turizmit.Numri i turistëve i kaloi 302 milionë përqark të gjithë vendit, me 15.6%.Udhëtimet jashtë vendit gjithashtu u rritën, me 8.56 milionë turistë, në rritje me 3% nga një vit më parë dhe destinacionet më të preferuara ishin japonia, Tajlanda, tajvani, Koreja e Jugut dhe Australia./Oranews.tv/