Zjarr në skenën e një spektakli në Indi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2016, 15:47
Një zjarr i madh ka përfshirë skenën gjatë një eventi kulturor në Mumbai, që shënoi edhe çeljen e javës "Make in India".Eventi u çel nga kryeministri Narendra Modi, në një përpjekje dhe iniciativë për të nxitur investimet e huaja.Zjarri përfshiu fillimisht derën kryesore të skenës, gjatë një performance baleti.Më pas për shkak të erërave të forta, ai u përhap me shpejtësi kudo.Qindra spektatorë, mes tyre edhe zyrtarë të lartë, u evakuuan menjëherë.Sipas Ministrisë së Kulturës në Nju Dehli, fatmirësisht nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.
/Oranews.tv/