I dënuari zbulon planin e artë të Alket Rizait, tunel 10 m për tu arratisur nga burgu
Detaje nga plani i të burgosurve për arratisjen nga burgu i Domokos në Greqi janë zbuluar nga tvstar.grSipas medias greke përpjekjet nisën muaj më parë.Tuneli 10 metra i thëllë poshtë qelisë ku mbahej një i burgosur shqiptar dhe një pakistanez, besohet se ishte plani i Alket Rizai.Ata që u përfshinë në tentativën e arratisjes ngritën pllakën e dushit të qelisë dhe nisën gërmimet.Të dënuarit po bënin një punë të shkëlqyer duke e çmontuar dushin dhe tubat pa lënë asnjë gjurmë.Plani u zbulua nga një prej të burgosurve që spiunoi tek autoritetet hapjen e tunelit.Ata pranuan se gjithçka e kishin kryer në bashkëpunim me njëri njetrin pa implikuar Rizain.Gardianët vunë re se një pjesë e çimentos ngjitur me dushin ishte ndryshe, më e butë. Kur ata ngritën pllakën e dushit zbuluan një vrimë me diametër rreth 2 cm dhe disa metra e thellë. Duke mos patur asnjë pajisje për të parë në brendësi ata kërkuan ndihmë nga zjarrëfikësit ku njëri prej tyre arriti të hynte në gropë.Pas 2 metrave thellësi ai arriti të dallonte një tunel horizontal të vogël rreth 2 metra të cilin për arsye të paditura të burgosurit e lanë dhe vazhduan përpjekjet e tyre më thellë. Zjarrfikësi zbuloi një tjetër tunel horizontal rreth 6 metra por që ishte i braktisur. Në fund të tunelit ai gjeti dhe mjetet që ishin përdorur nga ta : një lopatë dhe një qyrek. Nga ajo pikë të burgosurit kishin gërmuar sërish një tunel horizontal, 5 metra të gjatë.Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm, Alket Rizai, ka tentuar në të shkuarën të arratiset nga burgu, por përpjekjet e tij kanë dështuar/Oranews.tv/