Jens Raikne intervistë për Ora News, Këshillat e FMN për taskat, doganat dhe TVSH
Partneri kryesor i qeverisë për financat, FMN, do t’i kërkojë qeverisë heqjen e çdo përjashtimi taksash të bërë deri më tani per sektorë të caktuar, siç është rasti i heqjes së taksave për biznesin e vogël apo edhe tarifat zero për shumë produkte.Në një intervistë për televizionin Ora News, dhënë gazetares Aurora Sulçe, shefi i misionit të FMN-së, Jens Reinke deklaron se negociatat do të zhvillohen javën e ardhshme me mbërritjen në Tiranë të misionit të radhës së Fondit.Zoti Reinke, une ju falenderoj per kete interviste per televizionin Ora News.Faleminderit. Jeni te mirepriturFondi Monetar Nderkombetar ka levruar dy kestet e kredise per qeverine shqiptare. Si eshte gjendja e ekonomise shqiptare, pasi ju i keni bere nje skaner asaj?Nuk kane ndryshuar shume gjera nga hera e fundit qe misioni ka qene këtu. Vazhdojme te shikojme nje rimekembje te rirtjes ekonomike, ndonese te lehte. Ka faktore rreziku, si cmimi i naftes, i cili ka ndikuar ne rritjen ekonomike, por edhe ne te ardhurat e siguruara nga qeveria. Persa i perket ambientit te jashtem, nuk eshte duke i dhene nje stimul rritjes ekonomike situata ne rajon dhe ne bote. Nga ana tjeter, eshte e rendesishme qe rritja ekonomike po mbeshtetet nga investimet e huaja direkte dhe nga rrtja e kerkeses konsumatore. Ka ardhur koha qe te shikohen menyra per te permiresuar klimen per invetsimet, me qellim qe te terhiqen investime te huaja sa me te diversifikuara.Ju thate qe rritja ekonomike eshte pozitive, por eshte nen potencial, fakt i pranuar edhe nga institucionet shqiptare, si Banka e Shqiperise. nga ana tjeter permendet faktore te lidhur kryesisht nga konjukturat nderkombetare, si cmimi i naftes dhe situata ekonomike ne vendet fqinje. Qeveria ka ndermarre disa reforma ne fushen e ekonomise. A duhet te kishin dhene ndikim ne nje rritje me te pershpejtuar te ekonomise?Reformat strukturore kane pasur nje ndikim pozitiv, por jo gjithmone ndikimi pozitiv i reformave eshte i menjehershem. Psh sjell ne vemendje ketu reformen e pensioneve, e cila ka rezultate qe shihen ne afatgjate. Ndersa persa i perket reformes ne sektorin energjetik, rezultatet kane qene te dukshme, sepse presioni qe ka pasur ky sektor ne buxhet ka qene konsiderueshem me i ulet duke lene hapesire per shpenzime te tjera, qe ne rast te kundert nuk do te kishte qene e mundur.Persa i perket rritjes, ajo varet nga shume faktore: nga stabiliteti makroekonomik, rregullat e taksave, administrimi i taksave, ku ka vend akoma per te bere me shume dhe qeveria planifikon te beje me shume.Cfare duhet bere me shume per rritjen e nivelit te te ardhurave, pasi ky duket se ka qene problemi kryesor i financave publike gjate vitit qe lame pas dhe nje nder arsyet qe u artikulua per nderrimin e ministrit te Financave?Ne kemi qene te perfshire ne ofrimin e ndihmes sone per forcimin e sherbimeve te grumbullimit te taksave, kryesisht me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, por edhe me ate te Doganave.ajo që vlen të theksohet dhe që duhet bërë më mirë ëhstë forcimi i funksioneve të auditit, forcimi i aftësisë për të identifikuar taksapaguesit me risk më të lartë gjithashtu ehste e nevojshme qe te kete nje koordinim me te mire midis agjencive qe grumbullojne te ardhurat. Shume reforma jane bere dhe ka shume perpjekje per te reformuar, por jo gjithmone ka nje koordinim te mjaftueshem midis te gjithe aktoreve te perfshire ne axhenden e reformes dhe do te ishte e nevojshme qe te kishte me shume bashkepunim dhe zbatim me te mire te axhendes se reformes.Doja te shtoja ketu qe ne jemi duke e keshilluar qeverine qe te shikoje me vemendje te gjitha perjashtimet nga taksat qe ekzistojne dhe gjithashtu, ato taksa qe jane me norma zero, sepse mund te kete boshlleqe ne sistemin tatimor dhe do te ishte mire qe disa prej tyre te mbylleshin. Kjo eshte nje nder ceshtjet qe do te diskutojme me misionin se afermi. Pervec takses se biznesit te vogel, te ndermarre nga qeveria disa muaj me pare ne kuader te nismes anti informalitet, i referoheni ndonje takse tjeter qe kerkoni te kthehet?Ka nje sere perjashtimesh per sektore te ndryshem dhe produkte te ndryshme, por persa i perket propozimeve konkrete do te ishte mire t'i flisnim pasi t'i diskutonim me autoritetet.Ministria e Energjise ka kerkuar zyrtarisht uljene rentes minerare ne perpjekje per te ndihmuar kete sektor. nderkaq qeveria qe vitin e kaluar ka premtuar uljen e TVSH-se per turizmin. Ne kushtet kur FMN kerkon qe te hiqen perjashtimet, si i shihni ju keto propozime?Keto vendime jane nje e drejte eskluzive e qeverise, por nese ka nje vendim per te ulur taksat, ajo duhet kompensuar ose me rritjen e taksave diku tjeter ose duke ulur shpenzimet. pra nese merret nje vendim per te ulur nje takse qe sjell humbje ne buxhet, kjo duhet kompensuar. ne nuk shohim se ka hapesire per ulje te metejshme te shpenzimeve. pra, nese do te behet nje ulje taksash per nje sektor te caktuar, atehere nje sektor tjeter duhet te paguante me shume dhe sigurisht u takon shqiptareve te vendosin nese kjo gje ehste e drejte. pozicioni i FMN-se ehste qe nuk do te ishte mire qe te shtohej numri i perjashtimeve apo normaveNisma anti informalitet u shoqerua me represivitet te bizneset e vogla. kjo u pranua nga qeveria, e cila sipas teorise se njohur ne ekonomi kerbaci dhe karrota, hoqi taksat per kete kategori. Klima e biznesit eshte thelbesore per te vene ne levizje motoret e ekonomise shqiptare, si do te ndikonte nje levzije tjeter e taksave?Une mendoj se problemi nuk qendron te normat e taksave, por te trajtimi konsistent dhe parashikueshmeria e taksave, e hetimeve tatimore apo e zbatimit te rregullave te taksave. Ajo për të cilen biznesi ankohet dhe nuk pelqen është paparashikueshmëria me te cilen zbatohen rregullat tatimore dhe sidomos një mungesë qeverisje e mire përsa i përket administrimit tatimor. Ne aspektin me te gjere, permiresime ne zbatimin e shtetit ligjor dhe permiresimi i administrimit tatimor jane atop dy pengesa qe mund te clironin me tej potencialin e rritjes. natyrisht qe iniciativa ne kete drejtim jane ndermarre, nje prej tyre eshte reforma ne sistemin gjyqesor, apo edhe reformat qe jane ndermarre nen obrellen e strategjise se reduktimit te kredive me probleme, te cilat duhet te ndihmojne nese zbatohen, jo vetem sektorin bankar, por edhe bizneset qe duan te marrin kredi.Ju deklaruar me lart qe ka mungese bashkepunimi mes tatimeve dhe doganave. Nderkohe qe qeveria ka nje projekt per bashkimin e tyre. Si e shihni ju kete?Eshte e vertete qe ka nje mungese bashkepunimi dhe ka shume per te perfituar nga nje bashkepunim me i mire ne disa fusha, si vleresimi i riskut, ku mund te kete investigime te perbashketa, kontrolle dhe audite te perbashketa, te cilat mund te conin ne permiresimin e grumbullimit te te ardhurave.Por pertej kesaj pike nuk shoh se ka ndonje perfitim imediat nga bashkimi i te dyja administratave, pais te dyja kane kultura te ndryshme, sisteme te ndryshme, duke filluar nga sistemet e IT etj dhe te dyja institucionet kane nevoje qe te forcojne kapacitetet se brendshmi, per t'u forcuar se brendshmi. Ne rast se do te kalohej ne nje shkrirje te te dyja administratave, kjo do te kerkonte shume energji dhe fokus per t'u marre me procesin e shkrirjes dhe do ta hiqte kete energji dhe fokus nga marrja me te tjera reforma. Per ta permbledhur pozicionin tone: nuk eshte se jemi kunder kesaj, por ne fillim duhen bere gjerat me imediate dhe kjo te shikohet si nje objektiv afatmesem, gjithmone duke vleresuar perfitimet dhe kostot qe do te kishte nje hap i tille.Crown Agnets që asistoi administratën doganore konstatoi se ka korrupsion dhe kontrabandë në dogana. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se mosrealizimi më i madh i të ardhurave ëhstë te akciza e mallrave të fortë, si cigare, karburante apo pije alkoolike. Keni ju një koment për këtë?Personalisht nuk eshte se kam ndonje ekspertize ne kete fushe dhe keshtu qe varem nga analizat qe bejne te tjeret ne kete fushe. Nuk ehste se kam ndonje arsye per te dyshuar per raportin e Croën Agents. natyrisht kontrabanda ndodh ne nje mjedis ku ka kapacitete te limituara per ta luftuar ate. Presioni gjithashtu behet me i larte nese barra fiskale ne raport me vleren e mallit ehste shume e larte, si ne rastin e cigareve dhe ku lehtesia per te evaduar eshte me e madhe. Kuptohet qe ehste e mundshme qe te kete nivele me te larta kontrabande. ajo që ëhstë e rëndësishme ëhstë që të mos përpiqemi të gjejmë se kush ëhstë fajtori, por të ndërtohen kapacitete, të ketë një plan konkret dhe të besueshëm sesi mund të luftohet kontrabanda, që në një farë mënyre ishte edhe roli dhe objektivi i fushatës kundër informalitetit.Qeveria parashikon të rrisë të ardhurat nëpërmjet partneritetit publik privat për TVSH-në. Ndërkohë FMN në raportin për Shqipërinë, pas lëvrimit të dy kësteve të kredisë apeloi për kujdes me këto partneritete. Konkretisht, ku duhet bërë kujdes?Ju bete dy pyetje, nje per partneritetin publik privat dhe nje per projektin e prtneritetit publik privat ne fushen e grumbullimit te te ardhurave, ku te dyja keto gjera kombinohen. Me lejoni t'i adresoj nje nga nje. persa i perket partneritetit publik privat ato jane nje menyre per te financuar projekte publike, per te ndertuar rruge, spitale apo edhe per te ofruar sherbime. Ajo qe ne kemi sygjeruar ehste qe qevreia ka nevoje per te ngritur kapacitete dhe per t'i permiresuar kapacitetet per t'i analizuar keto propozime, pasi ato kane impakt afatgjate dhe natyrisht, kane perfitime, sikurse kane edhe risqe.Perfitimet jane sjellja e kapitalit dhe njohurite e sektorit privat. Risqet jane se krijojne detyrime afatgjata per qeverine, qe do te ishin mire qe te vleresoheshin dhe te analizoheshin me kujdes, prandaj ka nevoje qe te forcohen kapacitetet ne kete drejtim dhe per te pasur nje proces me procedura formale per t'i analizuar dhe gjithashtu per t'i pasqyruar ne menyre transparente ne llogarite fiskale te qeverise.Persa i perket projektit te partneritetit publik privat ne fushen e faturimit elektronik, kjo nuk ka lidhje me grumbullimin e TVSH-se dhe vetem ne menyre indirekte mund te ndikoje ne rezultatin e mbledhjes se TVSH-se. neqoftese ky projekt do te ishte i suksesshem, ajo qe do te sillte, do te ishte me shume te dhena dhe ne kohe reale. Nese keto te dhena do te perdoren per te rritur TVSH-ne, eshte nje pyetje. Ne e kemi pare kete propozim dhe kemi dhene opinionin tone. Dy gjera duhen mbajtur parasysh ne vendimarrje: sistemi i faturimit elektronik nuk duket se eshte prioriteti me urgjent qe administrata tatimore ka ne kete moment dhe ka te tjera reforma qe jane me prioritare ne kete moment, tek te cilat duhet te perqendrohet vemendja. Persa i perket ceshtjes se dyte, natyra e propozuar e kontrates, forma e ndarjes se te ardhurave pertej nje niveli te caktuar nuk duket se ishte menyra me e mire me perfitimin me te larte per qeverine.I ka kërkuar FMN qeverisë që të heqë dorë nga ky projekt?Jo, nuk eshte ceshtja per te hequr dore nga projekti. Gjithashtu mesa di une ky projekt nuk eshte lancuar formalisht. Ne na eshte kerkuar nga ana e qeverise qe te japim nje mendim per kete projekt, gje qe e kemi bere.Ndryshimi i ministrit të financave dhe atij të Ekonomisë pritet të sjellë ndryshime dhe stimuj të rinj, kryesisht në drejtim të realizimit të të ardhurave, që ka qenë edhe problemi kryesor?Kryesore eshte qe funksionet baze te financave publike do te konsolidohen nen Ministrine e Financave. Pra, disa funksione qe ishin ne varesi te ministrise se ekonomise tani do te jene pjese e ministrise se Financave dhe kjo eshte nje gje e mire pasi do te kete nje kosolidim te menaxhimit te financave publike nen nje cati. gjithashtu, ministri i ri i financave do te jete personi tek i cili do te raportojne agjencite qe grumbullojne te ardhurat dhe gjithashtu kljo ehste nje gje e mire pasi do te kete nje drejtim te caktuar ne te cilin te gjitha funksionet do te kryhen. Sigurisht qe ka nje potencial per t'i forcuar dhe per t'i cuar perpara reformat, por qe ato te jene te suksesshme, duhet qe te ndiqet nje strategji gjitheperfshirese e reformave, e qarte dhe me hapa konkrete.Kur pritet të vijë misioni i FMN-së dhe cfarë do të diskutohet?Misioni do te vije javen e ardhshme. Do te qendroje ketu per 2 jave. Disa nga gjerat kryesore per te cilat do te shkembehen mendime do te jene: pritshmeria per te ardhmen, nevoja per ndronje ndryshim ne politika qe te mbetemi ne rrugen e duhur te arritjes se objektivave fiskale, kuadri makro, parashikimet afatmesme per ekonomine./Oranews.tv/