Marrëveshja me biznesin, Veliaj: Një paketë e cila bën sens për ta dhe qytetin

Kryebashkiaku Erion Veliaj është i bindur se propozimi i bërë prej tij në raundin e fundit me biznesit për taksat është oferta më e ndershme.Veliaj: Ky ridizejnim u pranua si ofertë e ndershme dhe e sinqertë e një bashkie që ka për qëllim lirimin e hapësirave poblike për qytetarët. Shtrënguam duart në fund, ishte kjo mënyra korrekte për të bërë një negociatë, jo me dhunë duke ndotur bashkinë. Ata që përfaqsësojnë interesin real të tregtarëve sot dolën të kënaqur me një paketë e cila bën sens për ta dhe qytetin.I pyetur nëse ky rinegociim me biznesin do të ketë impakt në buxhetin e Bashkisë ai u përgjigj:Veliaj: Çdo vendimarrje ka efekt në buxhet, sa herë që negociojmë, sa herë që planifikojmë një taksë të caktuar patjetër ka efekt në buxhet.Do duhet të gjejmë mënyrë të tjera që të bëjmë aq shkolla sa donim sepse me këtë nuk bëjmë sa duam.Qytetarët duhet të kuptojnë se nëse nuk paguajnë taksat, apo ka taksa zero nuk bëjmë dot asnjë punë. Kemi bërë ofertën më të mirë në katër vitet e fundit për biznesin.Në zonën A janë vetëm 200 kafene, zona premium.