Thaçi jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet në qeveri, Mustafa e falenderon

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet që mbante në qeveri.Lajmin e ka dhënë kryeministri, Isa Mustafa i cili tha në mbledhjen e qeverisë se zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga këto pozita ditën kur është zgjedhur president i Kosovës.“Dua t’iu njoftoj se zëvendëskryeministri i deritashëm i Qeverisë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, në ditën kur është zgjedhur President, ka ofruar dorëheqjen e tij nga të gjitha postet. Në emër tim dhe të Qeverisë e falënderojmë Thaçi për kontributin e tij të dhënë dhe i urojmë suksese në postin e ri, atë më të rëndësishmin e shtetit”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, shkruajnë mediat në Kosovë.Ndërkohë kanë filluar edhe aludimet e para se kush do të jenë pasuesit e Thaçit, në tre postet që ai mbante, ate të zv/kryeministrit, ministrit të Jashtëm dhe kreut të PDK-se./Oranews.tv/