Gruaja gjen të vetëvrarë bashkëshortin në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2016, 09:21
Një shtetas u vetëvra gjatë ditës së djeshme në fshatin Nishavec të Korçës. Policia lokale bëri me dije se viktima është një 64-vjeçar me iniciale R.B.Policia sqaron se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri të llojit çifte, të cilën e posedonte me leje përkatëse. Ai është gjetur i pajetë nga bashkëshortja.“Nga hetimet e para, si edhe verifikimet e kryera, në lidhje me këtë ngjarje, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni”, sqaron policia lokale./Ora News/