BE lëvron 700 mln euro për krizën e emigrantëve, Greqia merr pjesën më të madhe

Bashkimi Evropian pritet të lëvrojë një fond prej 700 milionë eurosh për krizën e emigrantëve.Hapi i parë pritet të hidhet këtë të mërkurë, ndërsa pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojnë për organizatat jo qeveritare humanitare që veprojnë në Greqi.Gazeta greke “Kathimerini”, bën me dije se këtë vit do të lëvrohen 300 mln euro, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet në vitin 2017-2018.Këshilli i Ministrave i BE-së dhe Parlamenti Evropian do të duhet të japin miratimin e tyre për fondin në fjalë. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) bëri thirrje për planifikim më të mirë dhe strehim për të paktën 24 mijë personave në Greqi."Evropa është në prag të një krize humanitare", tha zëdhënësi i UNHCR-së Adrian Edwards në një konferencë për shtyp."Kushtet me të cilën jetojnë emigrantët janë të këqija për shkak të mungesës së ushqimit, strehimit, ujit dhe kanalizimeve. Tensionet në kufi janë të larta duke nxitur dhunë. Situata sjell edhe mundësi të shumta për trafikantët e qenieve njerëzore. Greqia nuk mund ta menaxhojë e vetme situatën”, theksoi ai.Gjatë një vizite në Vjenë të martën, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se do të nxiste Turqinë për më shumë punë në menaxhimin e krizës së emigrantëve."Por në të njëjtën kohë, ne presim nga ata angazhim më intensiv për të shmangur një katastrofë humanitare," shtoi ai. /Ora News/