Lester: Unë jam babai biologjik i fëmijëve të Michael Jeckson

Aktori britanik Mark Lester është i gatshëm që nëpërmjet testit të ADN-së të dëshmojë pretendimet se tij se është babai biologjik i tre fëmijëve të Michael Jackson.Lester i cili është kumbarë i të gjithë fëmijëve të Jacko, thotë se ka dhënë spermën e tij para se të lind fëmija i parë i superyllit.Ai beson se është babai i Prince Michael, Paris dhe Blanket. 54 vjeçari i cili për dekada ka qenë shoku më i mirë i Michael, ka treguar se si në vitin 1995, Jackson e kishte thirr atë dhe e kishte pyetur nëse do tëdhuronte spermën.Dy vjet më vonë, në shkurt të vitit 1997, Jeckson kishte njoftuar për lindjen e djalit të parë Prince Michael, pastaj Paris në vitin 1998 dhe Prince Michael II, i njohur si Blanket i cili lindi në vitin 2002.