Propozimet, përfundon pa marrëveshje takimi mes biznesit të vogël dhe Bashkisë

Pas 1 ore e gjysëm takim, Bashkia e Tiranës dhe biznesi i vogël nuk kanë rënë dakort për debatin më të madh atë të taksës së hapësirës publike.Sipas përfaqësuesve të biznesit të vogël, Bashkia nuk ka pranuar heqjen apo fashizimin e kësaj takse.Ata shprehen se biznesi është duke shkuar drejt falimentit nëse Bashkia nuk e merr parasysh kërkesën e tyre.Nikollaq Neranxi: Kishte një artikulim të ashpër shumë ndaj biznesit të madh dhe VIP-ave, kishte një urrejtje shumë të madhe sidomos për VIP-at.Kishte një frikë nga të pasurit. Bizneset e mëdhaja, bizneset e vogla dhe VIPA-t do të jenë në falimetim për mua mbi 90%.“Një pjesë e madhe e propozimeve nuk u pranuan, por u vendos të diskutohej dhe u bë debat i madh në dy pika: Lidhur me hapësirën publike dhe dhjetë fishimin e tarifës. Ne kishim bërë një propozim që tarifa të qëndronte 1500 lekë për metër katrorë por të indeksohej çmimi në shtatë vitet e fundit që nuk është indeksuar. U plotësua vetëm një, gjashtë të tjerat u rrëzuan.Pesë u rrëzuan plotësisht, ndërsa për një u la rruga e hapur".Biznesi ka propozuar që nga 0-40 metra katrorë taksa të qëndrojë aq sa ka qenë, pra 1500 lekë të vjetra për metër katrorë në muaj.Nga 40-80 metra katrorë taksa të dyfishohet dhe nga 80-120 metra katrorë kjo tarifë të trefishohet.Por sipas përfaqësuesve të biznesit edhe për këtë kërkesë Bashkia është treguar shumë e ngurtë.Bisedimet janë lënë të hapura për ditën e mërkurë dhe nëse nuk arrihet në një marrëveshje biznesi paralajmëron të tjera protesta. Kërkesat e biznesit1-Taksa për ndërtesën të rikthehet në nivelin e mëparshëm për shkak se rritja e saj është e pajustifikueshme, cënon çdo familje të qytetit dhe çdo biznes dhe provokon rritjen e kostos së produkteve dhe shërbimeve që për rrjedhoje do të çoje në rritje çmimesh.2-Taksa mbi truallin të hiqet sepse është e pajustifikueshme. Bashkia nuk ofron asnjë shërbim në lidhje me këtë çështje që të justifikojë këtë takse të re.3-Taksa e tabelës të kthehet në nivelin e mëparshëm, sepse rrezikon rritjen e kostove për produktet dhe shërbimet të artikujve të shportës etj e për rrjedhoje rritjen e çmimeve për qytetaret.4-Taksa e infrastruktures arsimore të hiqet për familjarët dhe të rishikohet niveli i saj për biznesin duke e çuar në nivele të arsyeshme. Duhet të theksojmë se Kushtetuta e Republikes së Shqiperise parashikon se arsimi në RSH është falas. Po ashtu buxheti i Arsimit krijohet nga tatimet qe mbledh qeverisja qendrore.5-Taksa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave të kthehet në nivelet e mëparshme. Bashkia nuk ka patur përmirësime të dukshme në këtë shërbim dhe duhet të theksojmë se të gjitha subjektet tregtare paguajnë punonjës për këtë shërbim.6-Tarifa për zënien e hapësirave publike e cila është dhjetefishuar, te kthehet ne nivelet e meparshme ose te indeksohet me llogjiken e perdorur per rritjen e cmimit te biletes se urbanit (per vitet nga momenti i miratimit te tarifave te meparshme e deri me sot).7-Tarifa e pastrimit e cila eshte dyfishuar per te gjitha kategorite e njesive te rikthehet ne nivelet e meparshme ose te indeksohet sipas llogjikes qe u perdor per rritjen e cmimit te biletes se urbanit (per vitet nga momenti i miratimit te tarifave te meparshme e deri me sot). Tarifa 2500 leke/muaj/tavoline per biznesin e vogel te hiqet. [caption id="attachment_688362" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Tregtaret e vegjel para bashkise per te diskutuar per taksen e biznesit te vogel Ne foto: Tregtaret e vegjel para bashkise per te diskutuar per taksen e biznesit te vogel[/caption]