Emigrantët tentojnë të kalojnë me forcë kufirin, policia përdor gaz lotsjellës
Azil-kërkuesit e bllokuar në kufirin greko-maqedonas kanë tentuar që të kalojnë me forcë gardhin rrethues të ngritur pranë ndarjes territorial midis dy vendeve.Emigrantët që prej ditësh kanë qëndruar në kampin e ngritur në Idiomeni përdorur mjete rrethanore për të rrëzuar derën e rrethimit, por hasën në kundërshtinë e forcave të sigurisë. Këta të fundit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, teksa gjatë incidentit pati edhe persona që pësuan dëmtime të lehta.Në këtë kamp, numri i të regjistruarve ka arritur në 10.000, ndërkohë që autoritet japin alarmin se uji, ushqimi dhe medikametet janë drejt përfundimit.Sipas raportimeve, kampi i qëndrimit e ka kaluar me katër herë kapacitetin e tij, pasi fillimisht ishte ngritur me qëllimin për të strehuar diku tek 2.500 azil-kërkues.Refugjatët janë shprehur se kanë mungesë të theksuar kushtesh duke nënvizuar se ata presin për katër ose pesë orë për të marrë ushqim dhe ujë.Qeveria maqedonase e ka kufizuar numrin e emigrantëve që kalojnë çdo ditë kufirin. Përvec reduktimit të fluksit, ata kanë marrë edhe masa të tjera sigurie, përfshirë shtimin e procedurave të regjistrimit.Për situatën e vështirë ka reaguar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është shprehur se Europa nuk do të lejojë që Greqia të shkojë drejt kaosit.Ajo solli si argument përpjekjet e BE-së për t'a mbajtur shtetin helen brenda zonës euro gjatë vitit të shkuar. "Kemi luftuar shumë për Greqinë dhe nuk do të dorëzohemi tani që është edhe momenti më i deçiziv" ishin fjalët e saj./Oranews.tv/