Nazime Visha kërkon t'i falet burgu: Kam të drejtë të mos braktisem
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2016, 13:04
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani faljen e Nazime Vishës.Propozimi i ministrit të Drejtësisë bëhet në bazë të ligjit për faljen dhe sipas tij, kriteret ligjore për faljen e Nazime Vishës janë përmbushur.Ky propozim vjen menjëherë pas kërkesës së Nazime Vishës, e cila i kërkon Presidentit Nishani që t'i falet dënimi. Në kërkesën e saj ajo shpreh pendesë për krimin që ka bërë, duke kërkuar ti jepet mundësia për të treguar që është njëri me vlera dhe të mos braktiset.
Letra e Nazime Vishës[/caption][caption id="attachment_688019" align="alignnone" width="640"]
Kerkesa e Manjanit per lirimin e Nazime Vishes[/caption]
“Ju lutem më jepni një mundësi që të tregoj dhe unë që të tregoj se edhe unë jam një njeri me vlera dhe se kam të drejtë të mos braktisem”, shrkuan Nazime Visha.
Nazime Visha fillimisht u dënua me 15 vjet burg në akuzën e vrasjes me paramendim të Fiqiri Muçës, por Visha përfitoi uljen e një të tretës së dënimit pasi i është pranuar gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i saj u konvertua në 10 vjet.Nazime Visha gjendet pas hekurave,që prej vitit 2012 pasi u arrestua në flagrancë për vrasjen e 45 –vjeçarit Fiqiri Muça, baba i pesë fëmijëve, me të cilin ajo kishte pasur një lidhje intime.Më vonë Nazimeja tregoi se, Fiqiriu duke përfituar nga njohjet familjare, e kishte abuzuar seksualisht, që kur ishte e mitur. Sipas saj, Fiqiriu e kishte ndarë nga i fejuari dhe kishte tentuar ta trafikonte. Në datën 8 maj 2013, Gjykata e Tiranës dha dënimin me 10 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim” dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake” për Nazime Vishën.[caption id="attachment_688018" align="alignnone" width="640"]
Letra e Nazime Vishës[/caption][caption id="attachment_688019" align="alignnone" width="640"]
Kerkesa e Manjanit per lirimin e Nazime Vishes[/caption]