Përfaqësuesi i BE: Shqipëria nuk ka kushte për të pritur emigrantët nga vendet e luftës

Shqipëria nuk ka kushte për të pritur refugjatët që vijnë nga vendet e luftës, kryesisht Siria dhe Iraku.Deklarata bëhet nga përfaqësuesi i Komitetit Ekonomik Social në BE, Ionuit Sibian, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Shkodër.Në takimin informues për çështjen e emigracionit, përfaqësuesi i BE-së thekson se “Shqipëria duhet të punojë fort për të hyrë në Bashkimin Evropian”."Unë mendojë që askush nuk pret nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të presë emigrantë nga vendet e Lindjes pasi situata e juaj ekonomike dhe buxheti nuk e lejon për të ndihmuar shumë njerëz. Por BE pret nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të përpiqet që të ndalojnë këto rrugë për emigrantët dhe pritja më e madhe që kemi është nga Turqia pasi kjo e fundit është burimi nga ku shpërndahen emigrantët nëpërmjet detit për në Greqi ose nëpërmjet tokës. Prandaj është një çështje shumë delikate”, theksoi ai.Lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropiane, ai tha se janë disa kritere të mirëpërcaktuara që duhen zbatuar, duke ju referuar edhe kapitujve 23 - 24 të progres raportit."Ju duhet të plotësoni disa kritere politike dhe ekonomike, përsa i përket kritereve politike shume të rëndësishëm për Shqipërinë janë kapitujt 23 dhe 24 të progres raportit, drejtësia, të drejtat e njeriut dhe zbatimit të ligjit. Është vendosur se kapitulli parë për Shqipërinë që do të shikohet do të jenë pikërisht këto dy kapituj të cilët përfshijën zbatimin e ligjit, antikorrupsioni, drejtësia çdo gjë që ka të bëjë me një shtet demokratikë. Pra këto kapituj do të jenë të parët që do të hapen dhe të fundit që do të mbyllen. Për këtë shkak unë mendoj se nëse Shqipëria do të bëjë hapa para në marrjen e statusit të vendit kandidat duhet të plotësojë kriterët e këtyre 2 kapitujve."Sibian ishte në Shkodër në kuadër të takimit që do të mbahet në Bruksel në datat 17 - 19 Mars, debati rinor evropian me temë "Evropa juaj, opinioni juaj". Për herë të parë, Shqipëria do të marrë pjesë në këtë nisëm, me statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.Do të jenë të rinjtë e gjimnazit “at Pjetër Mëshkalla" në Shkodër që do të përfaqësojnë flamurin kuq e zi në këtë edicion të shtatë të këtij organizimi që mbledh 400 të rinj nga 28 shtete anëtare të BE-së dhe 5 shtete kandidate.