Disa grabitje brenda pak orësh, goditet banda e shqiptarëve në Itali

Disa grabitës me origjinë shqiptare u arrestuan nga policia italiane.Mediat e vendit fqinj informojnë se 4 persona janë arrestuar, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur.Shqiptarët akuzohen për të paktën 10 grabitje banesash, si dhe 6 të tjera të mbetura në tentativë.Grupi vepronte në Padova, Varese e Vicenza, ndërsa grabitjet ishin kryer kryesisht gjatë muajit shkurt.Arrestimi i shqiptarëve vjen pas arrestimit më herët të katër personave të tjerë, të akuzuar gjithashtu për grabitje në Mantova dhe Bergamo.Nga hetimet e prokurorisë italiane bëhet me dije se në disa raste janë kryer disa grabitje brenda pak orësh.