Shkollat e ekselencës
Pesëmbëdhjetë shkolla dhe qendra të formimit profesional në vend do të shndërrohen në shkolla ekselence dhe qendra multifunksionale moderne si një mundësi reale që garanton punësim për zonat ku dhe do të zbatohet.Të paktën 4200 nxënës dhe kursantë do të kenë mundësi më shumë për punë falë një reformimi rrënjësor të arsimit dhe formimit profesional nga MMSR në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë.Ministri Blendi Klosi prezantoi në Vlorë një sërë projektesh për ndërhyrjen në infrastrukturën dhe laboratorët e një pjesë të mirë të institucioneve të arsimit dhe formimit profesional në vend.Projekti "Aftësi për punë" do të nisë nga zbatimi në terren brenda muajit maj, në mënyrë që këto shkolla të jenë gati për sezonin e ri arsimor në muajin shtator/Oranews.tv/