Mediat e huaja raportojnë për seancën e jashtëzakonshme në Kosovë

Mediat e huaja raportojnë për gazin në seancën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.Edhe sot gazi lotsjellës në seancën solemne për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në Kuvend ka zënë vend në ballinat e mediave të huaja.Agjencia e lajmeve “Associated Press” raporton se debati parlamentar në Kuvend u ndërpre pasi u aktivizuan kanistrat e gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës, të cilët detyruan deputetët e shumicës që ta lënë sallën e Kuvendit.Raporti i AP-së për zhvillimet në Kuvend është shpërndara nëpër dhjetëra media ndërkombëtare.“Kritikët thanë se Thaçi, i cili udhëhoqi luftën e suksesshme për ndarjen e Kosovës nga Serbia në vitet 1998-99, nuk është individ unifikues, që kërkohet në bazë të Kushtetutës. Disa liderë të opozitës janë partnerë të tij gjatë luftës së fundit”, shkruan AP.Zhvillimet në Kuvendin e Kosovës nuk kaluan pa u raportuar edhe në mediat serbe.B92-shi serb raporton se deputetët e opozitës edhe njëherë aktivizuan gazin lotsjellës në Kuvend, pasi nuk pajtohen që Hashim Thaçi të jetë presidenti i ri i Kosovës.