Mbyllja e portave të HEC-it, përmbyten të mbjellat e fermerëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2016, 16:51
Fermerët e Mesopotamit mëngjesin e sotëm kanë parë të mbjellat e tyre të përmbytura. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e mbylljes së portave në hidrocentralin te Ura e Kranesë.Fermerët thonë se gjithë investimi i tyre është përmbytur së bashku me të mbjellat.Ata kërcënojnë se do të bllokojnë aksin nacional Gjirokastër-Sarandë në rast se nuk do të dëmshpërblehen për dëmin që u është shkaktuar./Oranews.tv/