Reforma territoriale, Bashkia e Shkodrës: Kalimi i kompetencave, ende kaotik
Vijon të jetë i vështirë kalimi i kompetencave të ish komunave te bashkitë përkatëse pas zbatimit të reformës territoriale. Problematikat janë pranuar dhe nga të deleguarit e qeverisë për koordinimin e punës mes pushtetit qëndror dhe atij lokal.Kalimi i kompetencave të reja tek bashkitë pas zbatimit të reformës territoriale, edhe sot pas 7 muajsh pushtet është ende kaotik për këto njësi vendore. Kjo pranohet zyrtarisht edhe nga të deleguarit e qeverisë për koordinimin e punës mes pushtetit qëndror dhe atij lokal.Artan Shkembi: “Sigurisht që bashkitë janë të shqetësuara për faktin që ajo që po marrin jo gjithmonë është ajo që ata duan. Do të thotë në qoftë se transferohen mjetet e ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve rurale të Këshillit të Qarkut te Bashkia atje brenda është një eskavator i mirë dhe një i prishur”. Drejtuesit e Bashkisë Shkodër thonë se në magazinat e drejtorive që i kalojnë kësaj njësie ka mallra që janë për skrap, pa fatura dhe as origjinë, ndaj bashkia nuk do të marrë në përgjegjësi këto asete.Arben Gjuraj: “Mjete nga më të çuditshmet që nuk e besoja se ka dhe mjete të tilla, që nuk kanë as dokumentacion, që nuk dihet as origjina nga kanë ardhur, që nuk kanë asnjë as leje qarkullimi as vërtetim pronësie apo një akt dhurimi.Sigurisht që bashkitë do të hezitojnë të marrin objekte të tilla që nuk u vlejnë, apo diku tjetër ka materiale skrabi ”.Sipas përfaqësuesve të bashkisë deri me tani njësitë vendore nuk kanë aspak njohuri mbi mënyren dhe hapësiren e veprimit të tyre, dhe gjithë kjo vonese është në kurriz të qytetarëve.Në tryezën e diskutimeve ishin drejtuesit e bordit të kullimit, pyjores, shërbimi zjarrfikës që shprehen pakënaqësitë e tyre mbi mënyrën si po u transferohen këto kompetenca, mes shumë mangësive e paqartësive./Oranews.tv/