Besimtarët kundër Myftiut, kërkojnë që Komuniteti Mysliman ta largojë
Dhjetëra besimtarë myslimanë protestuan pranë xhamisë së Librazhdit duke kërkuar shkarkimin e Myftiut të ri të Librazhdit, i zgjedhur nga KMSH-ja. Besimtarët i kanë apeluar Kryeministrit Rama të ndërhyjë dhe zgjidhë këtë çështje. Sipas tyre Myftiu i ri, nuk i dëgjon dhe merr vendime pa pyetur askënd.Besimtarët e imam në xhaminë e Librazhdit kanë protestuar duke kërkuar shkarkimin e Myftiut Taulant Bica, që sipas tyre nuk i pret dhe nuk komunikon me ta.Besimtarët kundërshtojnë largimin e adminstratorit të Myftinisë Xhevahir Bahiti, që e cilësojnë të padrejtë, ndërsa i kanë apeluar Kryeministrit Rama të ndërhyjë dhe zgjidhë këtë çështje."Të mos gjejmë mirëkuptim të një djali të ri, një moshë shumë e re, të na përbuzë ne si moshatarë më të vjetër karshi islamit për mua nuk ka asnjë lloj vlere"."Në islam ka bashkëpunim, vëllazërim,marrëveshjen mes njëri-tjetrit dhe duke mos i përbaltur njerëzit e vjetër"."Sidomos ka fut nga ata mjekëroshë që nesër, pasnesër këto do të jenë me pasoja".Ish-administratori Xhevahir Bahiti shpjegon se ndaj tij ka nisur një proces gjyqësor, me palë paditëse KMSH-në, e cila nuk ia ka pranuar dorëheqjen.Sakaq, Myftiniu i Librazhdit Taulant Bica, shpjegon se Xhevahir Bahiti është shkarkuar nga KMSH, ndërsa procesi gjyqësor është hapur pasi ish administratori nuk pranonte të dorëzonte dokumentacionin dhe vulën e Myftinisë.Taulant Bica: Edhe pse ka një mllef personal ndaj meje, përsëri unë një gjuhë të tillë nuk e përdor, nuk e kam përdorur dhe nuk bën vaki ta përdor.Zotëria në fjalë nuk pranoi ti dorëzonte Komisionit të ngritur nga Komuniteti as vulë, as zyrën dhe asnjë lloj dokumentacioni.Në rrethin e Librazhdit pothuajse 90% e banorëve janë besimtarë myslimanë dhe frekuentojnë rregullisht 32 xhamitë funksionale nga 40 gjithsej./Oranews.tv/