Çokollatat, AKU dy qëndrime në një ditë dhe asnjë kontroll, konfuzion te qytetarët

AKU mbajti dy qëndrime të ndryshme në media një ditë më parë mbi cilësinë dhe përmbajtjen e disa lloje cokollatash që tregëtohen në vendin tonë dhe që në 55 vende të botës është dhënë alarmi se kanë përmbajtje plastike. AKU përmes dy deklaratave të ndryshme e shtoi konfuzionin tek konsumatoret dhe nuk është në gjendje të garantojë cilësinë e këtyre produkteve pasi në vendin tonë nuk ka laboratore që kryen analiza të plastikës, siç thonë ekspertët. AKU doli një ditë më parë me dy qëndrime të ndryshme për përmbajtjen e çokollatave Snikers, Mars dhe Milky Way;Në fillim zytarë të këtij AKU thanë se institucioni ka kërkuar tërheqjen nga tregu të këtyre produkteve pas alarmit në mediat e huaja se kanë përmbajtje plasike, konfimuar kjo dhe nga vetë prodhuesit.Ndërsa në qëndrimin e dytë brenda ditës AKU sqaron se Shqipëria nuk është vend alert ndaj këtyre produkteve për shkak se importohen nga Polonia dhe jo Hollanda. Në kushtet kur ky institucion që ka për detyrë të garantojë sigurinë ushqimore lëshon dy deklarata brenda ditës qe kundërshtojnë njëra- tjetrën, mendo se çfare duhet te kuptojne qytetarët.Çokollatat vijojnë të tregtohen në marketet e qyteteve por edhe sot askush nuk mund të garantojë konsumatorët se çfarë konsumojnë. Madje, Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit thotë se në Shqipëri nuk ka laboratore që të bëjë analizë të plastikës, dhe kjo e vë edhe më shumë në dyshim deklaratën e dytë të AKU se Shqipëria nuk preket nga tregtimi i këtyre çokollatave.Islam Cani: “Plastika do 50 vjet që të tretet në ujë, në qoftë se e hedh atë në det. Sigurisht ato nuk kanë doza siç po them unë tani. Dozat janë më të vogla. Por përderisa ka përmbatje ka një problem të dyshueshëm. E dyta, ne nuk e njohim nëse është plastikë ushqimore apo plastikë tjetër.Këtë nuk e bëjmë dot ne. Ne nuk kemi kontrolle të tilla.”Pavarësisht se shtetet të tilla si Gjemania, Hollanda, Italia kanë tërhequr nga tregu çokollatat që kanë si datë skandece qershor 2016- janar 2017, në Shqipëri AKU nuk ka informuar qytetarët se ku janë kryer kontrollet, nëse janë berë analiza jashtë vendit dhe se cili është rezultati i tyre.Islam Cani: “Së pari tha që nuk janë të dëmshme për shqiptarët. Kur i analizoi? Ku i pa? Ku i gjeti? Cila është analiza që t’i thotë popullit e kontrollova dhe nuk ka plastikë brenda ose nuk është e dëmshme për sëmundje të tjera? Si ndryshoi brenda 24 orëve urdhëri i dytë?"Në të gjitha marketet e Tiranës dhe më gjerë, inspektorët e AKU nuk janë shfaqur në terren për të kryer kontrolle me qëlim sigurimin e shëndetit të konsumatorëve që në këto kushte vijojnë të mbeten të ekspozuar përballë rrezikut në një kohë kur alarmi për çokollatat me përmbajtje plastike ka prekur 55 vende./Oranews.tv/