Rama diskuton ligjin e LSI për koncesionet me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë
Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar sot një drekë pune me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë. Në qendër të diskutimeve mësohet se ka qenë projektligji i LSI-së për koncesionet.Nisma e LSI mësohet se është diskutuar edhe në takimin e njësisë së kordinimit, që u zhvillua më herët.Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar një nismë në Kuvendin e Shqipërisë ku kërkon që për çdo koncesion apo formë tjetër të tij që zgjat më shumë se katër vite, miratimi të bëhet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jo nga qeveria.Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i mbështetur edhe nga 3 deputetë të tjerë të kësaj force, argumenton në relacionin e projektligjit se arsyet se përse kërkohet ky ndryshim janë parimore.Sipas tij, ato lidhen me përgjegjësitë shtetërore afatgjata, përtej mandateve qeverisëse.“Afatet me te gjata se sa 4 vjet per kontratat koncesionare, jane afate zbatimi qe kalojnë mandatet politike te maxhorancave dhe si te tilla imponojnë nje përgjegjësi politike shtetërore afatgjate dhe detyrimin e zbatimit te tyre korrekt nder vite pavarësisht çdo lloj ndryshimi te karakterit politik”.