Viktima në Kurbin, objektiv i vrasjes shoku i tij për konfliktin e një viti më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2016, 15:40
24-orë pas vrasjes së 20-vjeçarit Ervis Zyba, policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e krimit, ndërsa ka vënë në pranga dy përsona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.Pas hetimeve të kryera është bërë e ditur se objektiv i sulmit nuk ka qenë 20-vjeçari i cili mbeti i vrarë, por shoku i cili shoqërohej, Xhevahir Lika nga fshati Gjorm i Kurbinit.Sipas grupit hetimor, ky i fundit kishte një konflik i cili kishte nisur që para një viti kur ndodheshin në Itali me Elgert dhe Dorian Carën, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.Këta të fundit janë përplasur sërish me Likën në ambjentet e një lokali në Fushë Milot ku luhej muzike live.Fillimisht ata kanë debatuar me fjalë brenda lokalit me Likën dhe më pas debati ka degjeneruar me përdorimin e armëve të zjarrit, pasi të dyja palët ishin të armatosur.Pasi kanë qëndruar më shumë se 4 orë brenda lokalit, viktima sëbashku me shokun e tijë Xhevahir Lika kanë dalë jashtë dhe kanë hipur në automjetin e tyre tip Mercedez Benz me targa AA898MR për të larguar.Por sapo e kanë parë duke dalë nga lokali Likën, kushërinjtë Elgert dhe Dorjan Cara kanë dalë jashtë duke u përplasur sërish me të.Më pas debati ka degjeneruar me përdorimin armëve të zjarrit.Fillimisht ka qenë Elgert Cara i cili ka qëlluar me breshëri në ajër me armeë e zjarrit tip automatik, ndërsa shtetasi Dorjan Cara ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit ku ishin Ervis Zyba dhe Xhevahir Lika.Ky i fundit i është përgjigjigjur të shtënave me armë zjarri pistoletë.Nga shkëmbimi i zjarrit midis të rinjve ka mbetur i vdekur në vend 20-vjeçari Ervis Zyba, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marrë në kokë dhe gjoks.Në lidhje me ngjarjen blutë e Kurbinit kanë bërë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë në shtetasit Xhevahir Lika dhe Drilon Leka 27-vjeç, ky i fundit për moskallëzim krimi.Gjithashtu sipas bluve të Kurbinit janë shpallur në kërkim dhe dy autorët e dyshuar të tjerë të kësaj ngjarje, Elgert dhe Dorian Cara, përkatësisht 19 dhe 25-vjeç që të dy banues në fshatin Zhejë të Kurbinit.Policia po punon intensivisht për kapjen e tyre, duke ushtruar kontrolle të shumta na zonën ku ata mendohen të jenë strehuar, por pa mundur që të bihet në gjurmët e tyre. [caption id="attachment_686350" align="alignnone" width="640"]
Makina ku u vra viktima[/caption][caption id="attachment_686351" align="alignnone" width="640"]
Makina ku u vra viktima[/caption][caption id="attachment_686335" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendngjarja[/caption][caption id="attachment_686328" align="alignnone" width="640"]
Dy autorët e vrasjes në Laç, të shpallur në kërkim[/caption]
Makina ku u vra viktima[/caption][caption id="attachment_686351" align="alignnone" width="640"]
Makina ku u vra viktima[/caption][caption id="attachment_686335" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendngjarja[/caption][caption id="attachment_686328" align="alignnone" width="640"]
Dy autorët e vrasjes në Laç, të shpallur në kërkim[/caption]Njoftimi i policisë mbi vrasjen