Sekuestrohen 500 kg kanabis në doganën e Kapshticës, destinacioni ishte Turqia
Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar një sasi prej 500 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas policisë droga u kap në një kamion me targa shqiptare dhe do të hynte në Greqi, dhe prej andej destinacion kishte Turqinë.Lënda narkotike u gjet e ndarë në 474 pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe. Ndërsa në pranga u vu drejtuesi i kamionit."Në pranga u vu Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare në vijën e dytë, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), si edhe pas kontrollit në skaner,mjetit tip kamion të markës "MAN" me targa AA312MY dhe rimorkos me targë ADR495, me të cilin ky shtetas udhëtonte dhe kishte si destinacion Turqinë, iu gjetën të fshehura dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 474 (katërqind e shtatëdhjetë e katër), pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe, me lëndë të dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva, me një peshë të përafërt rreth 500 Kg. Sasia e lëndës narkotike , ishte fshehur në pjesën e tavanit të mjetit dhe rimorkios së tij", sqaron policia.Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: "Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.[caption id="attachment_685864" align="alignnone" width="413"]
Ne foto: Droga që u sekuestrua në Kapshticë[/caption][caption id="attachment_685863" align="alignnone" width="413"]
Ne foto: Droga që u sekuestrua në Kapshticë[/caption][caption id="attachment_685862" align="alignnone" width="551"]
Ne foto: Droga që u sekuestrua në Kapshticë[/caption][caption id="attachment_685861" align="alignnone" width="551"]
Ne foto: Droga që u sekuestrua në Kapshticë[/caption][caption id="attachment_685860" align="alignnone" width="551"]
Ne foto: Kamioni ku ishte fshehur droga[/caption][caption id="attachment_685859" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kamioni ku ishte fshehur droga[/caption]