Thaçi zyrtarisht President, në krye të shtetit pas raundit të tretë
Ora 18:18 Përfundon votimi për raundin e dytë, nis numërimiOra 18:08 Policia kthehet tek sheshet, bllokon gjithçkaForcat e Policisë së Kosovës dhe Protestuesit kanë nisur të kthehen në sheshin “Ibrahim Rugova”, aty ku po presin edhe një numër tjetër protestuesish.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka reaguar edhe njëherë nga Kuvendi i Kosovës, ku ka thënë se është shumë e rëndësishme zgjedhja e presidentit të Kosovës.
Deputeti i opozitës Ilir Dedaj ka lëshuar sallën e Kuvendit me arsyetimin se opozita ka kërkuar nga ai të tërhiqet nga komisioni për numërimin e votave.
Përfaqësuesi Special e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, duke parë zhvillimet e sotme brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është mirë që të mblidhen të gjihë liderët e partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Ora 17:31 Delawie, i shqetësuar me gazin lotsjellës të opozitës Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas zhvillime të sotme në Kuvendin e Kosovës."Së pari, më duhet të them se jam i shqetësuarme faktin që opozita edhe njëherë ka përdorur dhunën për të penguar proceset demokratike në Kosovë. Demokracia e Kosovës dhe të drejtat e njerëzve për të pasur një Qeveri funksionale, nuk do duhej të pengoheshin nga një pakicë deputetëtsh. Interesante, por mendoj se opozita demonstroi në një pjesëz debati se ata dinë si të debatojnë – në mënyrë demokratike – por më pas, fatkeqësisht, përshkallëzoi në gaz lotsjellës përsëri. Si përmbyllje, dua të them se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë besim në demokracinë e Kosovës. Jam këtu, edhe një herë, për të demonstruar mbështetjen time për institucionet e Kosovës, për njerëzit e saj dhe për Kuvendin e Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet e lira dhe fer në vitin 2014. Falënerojmë Policinë e Kosovës dhe stafin e Kuvendit që mbajtën situatën të qetë dhe të sigurt". Ora 17:26 Thaçi nuk e kalon raundin e parëHashim Thaçi nuk ka mundur të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur president në raundin e parë.50 deputetë kanë votuar për Hashim Thaçin, 4 për kundërkandidatin e tij Rafet Rama ndërsa 27 deputetë votën e tyre e kanë bërë të pavlefshme.
Ora 17: 20 Vazhdon përleshja protestues - polici
Ora 17:14 Delawie: Dhuna nuk është alternativëForca të mëdha të policisë janë shpërndarë përreth qeverisë e parlamentit, ndërsa opozita është mbledhur në protestë.Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shkruar në rrjetin social Twitter se dhuna nuk është vetëm moralisht e neveritshme, por në mënyrë pragmatike është e pavlerë.Ai ka shkruar se dhuna nuk mund të jetë alternativë.Ora 17: 13 Fillon numërimi i votave për presidentinPërfundon procesi i raundit të parë të votimit të deputetëve të pozitës për president të Kosovës, ku kandidatë janë Hashim Thaçit e Rafet Ramës.Në sallë ishin 82 deputet. Për momentin ka filluar numërimi i votave nga komisioni.
Ora 17:12 Policia shpërndan protestuesit me ujë
Policia ka marrë aksion për shpërndarjen e protestuesve duke hedhur gaz lotsjellës dhe me topat e ujit nga autoblindat policore po mundohet të marrë situatën nën kontroll.

16:59 Tensione jashtë Kuvendit, hidhet koktej molotovi, përplasje me policinëTensionohet gjendja dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, bomba molo...Tensionohet gjendja dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, bomba molotove jashtë ambjentevePër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/kuvendi-pritet-te-zgjedhe-sot-hashim-thacin-president-opozita-proteston/Posted by Ora News on Friday, February 26, 2016

Ora 16:47 Deputetët e opozitës i bashkohen protestuesve jashtë Kuvendit Pasi Kryesia e Kuvendit të Kosovës përjashtoi nga seanca shumicën e deputetëve të opozitës dhe nxori me dhunë nga salla, disa nga ta i janë bashkuar protestuesve jashtë Kuvendit të Kosovës.
Nisi raundi i parë i votimit për president të Republikës së Kosovës.

Seanca e ndërprerë për zgjedhjen e presidentit ka rifilluar. Në këto çaste po propozohen anëtarët e komisionit për votim të presidentit. Nga PDK është propozuar Selvie Halimi, nga LDK Njomza Emini, ndërkohë që deputeti Ilir Deda e ka propozuar veten në këtë komision por që nuk është pranuar nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Por deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi sërish e ka propozuar Dedën gjë që është pranuar nga Veseli. Pas kësaj deputetët e opozitës lanë sallën e Kuvendit.
Ora 16:31 Rifillon seanca me tentim për të ndezur gazin lotsjellësTentohet sërish hedhje gazi lotësjellësi në Kuvendin e KosovësTentohet sërish hedhje gazi lotësjellësi në Kuvendin e Kosovës, tensionohet situataPër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/kuvendi-pritet-te-zgjedhe-sot-hashim-thacin-president-opozita-proteston/Posted by Ora News on Friday, February 26, 2016
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me tentimin e deputetes së Vetëvendosjes, Shqipe Pantina për ta ndezur gazin lotsjellës, megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i sigurimit, duke mos lejuar që ajo ta ndezë lotsjellësin.Seanca po vazhdon.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pasi është larguar me dhunë nga sigurimi, ka deklaruar se vendimi për t’i larguar nuk ka asnjë arsyetim.
Tensionohet situata në Kuvendin e Kosovës, forcat e policisë s...Tensionohet situata në Kuvendin e Kosovës, forcat e policisë shoqërojnë me forcë deputetët e opozitësPër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/kuvendi-pritet-te-zgjedhe-sot-hashim-thacin-president-opozita-proteston/Posted by Ora News on Friday, February 26, 2016
Deputetëve të opozitës iu është sjell vendimi për përjashtimin nga seanca e sotme.Një vendim të tillë e ka marr edhe Visar Ymeri, i cili është larguar i pari me dhunë nga sigurimi.
Ora 15:51 Deputetët e opozitës me byrek në sallën e KuvenditDerisa po mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, deputetëve të opozitës u janë ardhur byrekët me jogurt në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ora 15:50 Përjashtohen edhe pesë deputetë të opozitësKryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, dhe Salih Salihu të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016.
Ora 15: 36 Deputetët e përjashtuar vazhdojnë të qëndrojnë në sallëPak më herët kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka njoftuar se kanë vendosur që të përjashtojnë gjashtë deputetë të opozitës.Ismajl Kurteshi, Pal Lekaj, Time Kadriaj, Faton Topalli, Bali Muharremaj dhe Teuta Haxhiun. Përkundër kësaj disa nga ta si Kurteshi, Haxhiu dhe Lekaj po vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit.Ora 15:25 Opozita sërish gaz në KuvendËshtë lëshuar përsëri gaz lotsjellës në vazhdimin e ri të seancës. Gazi është lëshuar nga Ismajl Kurteshi, deputet i VV-së.Ora 15: 21 Rifillon seanca, përjashtohen 6 deputetëSeanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar pas ndërprerjes për shkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës nga opozita.Ora 15:19 Delawie: Jam i dëshpëruar me veprimet e opozitësAmbasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie në një deklaratë të shkurtër për media në hollin e Kuvendit të Kosovës i dha mbështetje institucioneve të Kosovës ndërkohë që shprehi shqetësimin e tij ndaj veprimeve të sotme të opozitës.“Mund të them që jam sërish i dëshpëruar që opozita e ka penguar një proces demokratik në Kuvend. Besoj që opozita e dëshmoj që mund të ketë debat duke e dhënë secili mendimin e vet. SHBA beson në demokracinë e Kosovës dhe unë u jap përkrahjen time institucioneve të Kosovës. Falënderoj edhe Policinë e Kosovës që po e bënë punën e vet për ti mbajtur të gjithë të sigurt”, tha Delawie.Ora 14:50 Arrestohet deputeti Bali MuharremajDeputeti i AAK-së, Bali Muharrmaj ka thënë se është ai që ka hedhur gazit lotsjellës dhe jo Teuta Haxhiu siç ishte raportuar më parë. Muharremaj është arrestuar nga policia.Ora 14:40 Gazi u hodh nga dy deputetë të AAK-sëGazin lotsjellës në kuvend e kanë hedhur deputetët e AAK –së Bali Muharremaj dhe deputeti Faton Topalli.Ora 14:10 Hidhet gaz lotsjellës në seancën për zgjedhjen e presidentithttps://www.youtube.com/watch?v=bmq6igj_DEw
Prezantohen dy kandidatetDy deputetë kanë prezantuar kandidatët për president, Hashim Thaçi dhe Rafet Rama - të dy nga PDK-ja. Të pranishëm në sallë janë 104 deputetë.Ndërsa opozita kreu i VV, Visar Ymeri tha se nëse Thaçi zgjidhet President, kjo do të thotë se ai ka marrë bekimin e Vuçiçit.Ora 12:45 Ymeri: Thaçi i ka sjellë Kosoves "Zajednicën”.Në emër të Kreut të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në seancë ka folur Visar Ymeri duke thënë se njeriu që sot pritet të votohet për president i ka sjellë Kosovës dhuratë “Zajednicën”.
Kurti: Nëse zgjidhet Thaçi president, ka bërë ndonjë kompromis me VuçiçIsh-Lideri i VV, Albin Kurti ka deklaruar përpara fillimit të seancës tha se nëse sot zgjidhet Thaçi president, atëherë ka rene me kryeministrin serb, Vuçiç, pasi sipas tij, Lista Serbe nuk jep votë falas. Sipas Kurtit, kjo i bie që Thaçi ka bërë kompromis me Vuçiqin, kompromis që Kurti tha se shumë shpejt do ta mësojnë qytetarët.Ora 11:20 Haradinaj thirrje deputetëve të mos e votojnë ThaçinRamush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, para protestuesve u ka bërë thirrje deputeteve që mos të votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës. Sipas tij, Thaçin e “ka shkarkuar populli”, andaj ai nuk mund të jetë president i vendit.Ora 10:50 Në shesh edhe mbështetësit e Hashim ThaçitNjë grup i qytetarëve, mbështetës i kandidatit kryesor për president të Kosovës, Hashim Thaçi tashmë ka mbërritur në sheshin qendër të Prishtinës. Ky grup qytetarësh po brohorit “Thaçi”... “Thaçi”. Kurse në duar mbajnë flamuj të Kosovës dhe ata shqiptar.Mbështetësit e Thaçit janë tubuar vetëm pak metra larg atyre të opozitës. Mes dy grupeve zbarkuan njësitet speciale të Policisë së Kosovës, për të penguar përplasjen midis tyre.Ora 10:30 Protestuesit mblidhen në sheshProtestuesit po shtohen në numër para tendave të opozitës në sheshin para ndërtesës së Kuvendit. Ndërkohë pasi janë përshëndetur me protestuesit dyshja e Vetëvendosjes, Visam Ymeri dhe Albin Kurti kanë hyrë brenda në Kuvendin e Kosovës.Ndërkohë numri i protestuesve është duke u rritur edhe para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ora 09: 30 Qeveria dhe Kuvendi rrethohet nga PoliciaPolicë nga gjithë rajonet e Kosovës tanimë janë në Prishtinë, ku numri më i madh i tyre ka rrethuar Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.Ora 08:50 Përpara Kuvendit janë shtuar masat e policisë.


