Shoqëria Civile konsultim me bashkinë: Garanci për vlerësimin e ndikimit në mjedis

Edhe pse të rezervuar para medias, njëri prej aktivistëve tha për Ora News se kër kesa e tyre kishte të bënte me rishikimi e rreziqeve mjedisore që shkaktohen nga ndërtimi i parkut. Dhe duket se për këtë kanë marrë edhe garancinë e bashkisë së Tiranës."Ne kërkojmë vlerësimin e dikimit të mjedisit dhe të diskutojmë mi bazën e këtij lloj ndikimi sepse mendimet amatore  ose mendimet e zakonshme shpesh variojnë nga më të ndryshmet.  Ata po bëjnë një vlerësim të ndikimit në mjedis për tërë parkun", tha një aktivist.Prej ditësh, projekti për ndërtimin e parkut të fëmijëve te Liqeni Artificial, është kthyer në arenë debatesh e akuzash mes PD dhe bashkisë, ku nuk kanë munguar edhe protestat e ashpra të disa aktivistëve, të cilët shprehen kundër kësaj nisme.Ndërkohe, pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj sfidoi duke deklaruar se nëse në përfundim do të ketë ndërtime apo prerje pemësh, ai do të japë dorehëqjen./Oranews.tv/