Prenga: Blushin e njihja shok të mirë, s’fliste për kriminelë në PS kur darkonim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2016, 19:09
Deputeti i vetëpezulluar nga Kuvendi, Armando Prenga, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kolegut të tij socialist Ben Blushi, për të cilin shprej jo pak habinë.“Nuk me habit Berisha, as Basha, por Ben Blushi. Me Blushin kam ndarë bukën dhe e kam njohur për shok të mirë” .Prenga thotë se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë mikun e tij Blushi të flasë për kriminelë në PS kur darkonte me të. Megjithatë Prenga e gjen një arsye:“Mesa duket Blushit sot ia do puna që të sulmojë shokët si Saliu e Luli”.