Elbasan, ndërhyhet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, i shoqëruar nga zv.Ministri i Energjisë, Ilir Bejtja ishin në Elbasan ku inspektuan investimet në këtë qytet për përmirësimin e rrjetit energjitik. Ndërhyrja pritet të sjellë rritjen e cilësisë së furnizimit me energji dhe uljen e nivelit të humbjeve.Administratori i OSHEE-së Adrian Çela, i shoqëruar nga zv.Ministri i Energjisë Ilir Bejtja inspektuan investimet e përfunduara dhe ato në proces në rajonin e Elbasanit, ku vetëm gjatë vitit 2015 kapën vlerën 99 milion lekë, ndërsa për 2016-n janë parashikuar 300 mln lekë.Ardian Çela: “ Kompania është përqëndruar në investime në zonat problematike por pa lënë asnjëherë jashtë vëmendjes ato zona që janë me tregues të mirë, ku popullsia dhe abonentët i përgjigjen korrekt pagesës së energjisë elektrike. Këto investime që ne kemi bërë, vetëm në qytetin e Elbasanit janë rreth 60 kabina elektrike të cilat janë rinovuar ose të reja.Ndërsa në total në të gjithë Drejtorinë Rajonale Elbasan janë 98 kabina elektrike”.Në qytetin e Elbasanit është rikonstruktuar rrjeti i tensionit të ulët në 16 kabina, ndërkohë që brenda Prillit përfundon rikonstrusioni i tensionit të ulët dhe në 44 kabina të tjera. Në zonat periferike është ndërhyrë në rrjetin e shpërndarjes në fshatrat Bodurr, Mamel, Gjonme, Letan. Ndërhyrje në rrjetin energjetik ka pasur dhe në Peqin e Librazhd./Oranews.tv/