Arrestohet hajduti i çantave dhe portofoleve, vodhi tre gra

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person, i dyshuar si autor i  vjedhjes së çantave dhe portofolëve të tre shtetasve në këtë qytet.Specialistët  për   krimet,  në  Komisariatin   e  Policisë  Elbasan,  në  sajë  të  një  pune  intensive  disa  ditore,  finalizuan  me  sukses  operacionin  e  koduar   “çantat”, si rezultat i të cilit u arrestua Artur  Isufi,  32  vjeç,  banues  në  fshatin  Mengel  Elbasan.Ky  shtetas,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë  pasi  gjatë  një  hetimi  intensiv  ka rezultuar  se:Më  datë  14.02.2016,  në  lagjen  “Shënkoll”  Elbasan,  ka  vjedhur  me  forcë  çantën  e   shtetases  E.ZH, 23  vjeç,  brenda  në  të,  telefonin  tip  “Samsung  S4”  dhe  portofolin  me  7  mijë  lekë (të  reja)Më  datë  21.02.2016,  në  lagjen  “Çlirimi”  Elbasan, ka  vjedhur  me  forcë çantën  e   shtetases   K.K,  21 vjeç  si  dhe  një  sasi  lekësh  prej  10  mijë  lekësh   (të  reja).Më  datë  23.02.2016,  në  lagjen  “Luigj  Gurakuqi”,  ka  vjedhur   me  forcë  shtetasen  H.M,  23 vjeç,   duke  i  marrë  një sasi  lekësh  prej  7  mijë  lekë(të  reja)  dhe  një  telefon  tip  “Samsung  Galaxy”Gjatë  kontrollit  të  ushtruar  në  banesën  e  tij,   grupi  hetimor  ka  gjetur  dhe  sekuestruar  në  cilësinë  e  provës  materiale dy  aparate  celularë, çantat   dhe  portofolat   e  tre  shtetaseve, veshjet  e  përdorura  gjatë  krimit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Vjedhje” .100 200 300 400