Heqja e taksave, përfiton biznesi i madh, ekspertët: Copëzohen për të paguar më pak
Heqja e taksave për biznesin e vogël ka krijuar hapësira që të përfitojnë edhe të mëdhenjtë. Ekspertët argumentojnë se bizneset e mëdha po copëzohen në të vegjël për të paguar më pak, element ky i evazionit fiskal, por që është i ligjëruar.Tirane- Heqja e taksave për biznesin e vogël po shoqërohet me elementë të evazionit fiskal, pasi bizneset e mëdha po copëzohen në të vogla për të mos paguar taksa.Rreziku i paralajmëruar nga ekspertët dhe një pjesë e sipërmarjes po materializohet që në muajt e parë të këtij viti.Bujar Bendo: Bizneset e kanë të hapur procedurën që ligjërisht veprojnë në mbyllje të licencave që kanë pasur dhe të rihapin liçencat e reja për të përfituar nga ligji. Mund ta quajmë evazion, por është i ligjshëm.Por si realizohet proçesi i copëzimit të biznesit të madh në të vogël?Bujar Bendo: Në qoftëse një person fizik e mbyll liçencën dhe pas dy muajsh vjen dhe e rihap prapë kjo nuk do të përbënte asnjë shkelje të ligjit. Do ketë një bum regjistrimesh për bizneset e vogla, thjesht do mundohet të përfitojnë një çikë më shumë nga pagesat, të mos paguajnë më shumë.Nga 1 janari i këtij viti, bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë në vit nuk paguajnë asnjë taksë, ndërsa ato me xhiro nga 5 deri në 8 përqind paguajnë tatim-fitim 5%.Qeveria e ndërmori këtë lehtësi fiskale 3 muaj pasi nisi në terren operacionin anti-informalitet për të lehtësuar bizneset e vogla, duke hapur shtegun për përfitime edhe nga të mëdhenjtë./Oranews.tv/