Rama: PD organizatë kakarisëse, përgjigjet Basha: Po afron theqafjen tënde

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në FB për hedhjet e vezëve nga deputetët e PD sot në Kuvend, duke ironizuar se nga një parti politike si alternativë qeverisëse, ka degraduar në një organizatë kakarisëse. Sipas tij që një parti të katandiset në pikën që të përdorë vezët, duhet të ketë humbur kuptimin e vetvetes. Në konferenca, protesta dhe reagime të tjera, sipas Edi Ramës PD ka treguar se qëllim të vetëm ka pasur vetëm përbaltjen e shumicës.Kryeministri mendon se vezët, u kthyen sot në armë opozitare, sepse Partia Demokratike ka ardhur në një pikë shterrimi për shkak se nuk mundi asnjëherë dot, të ringrihej realisht nga fusha e disfatës së 23 qershorit 2013.Rama: I kanë shterruar idetë dhe arsyeja. I kanë shterruar energjitë dhe durimi. I ka shterruar fuqia për të imagjinuar, pa të cilën jeta është një lëngatë e pafundme,Prandaj unë nuk bashkohem me miqtë e kolegët, ata besojnë se vezët u përdorën sot në parlament për të penguar reformën në drejtësi. Unë mendoj se vezët, u kthyen sot në armë opozitare, sepse Partia Demokratike ka ardhur në një pikë shterrimi për shkak se nuk mundi asnjëherë dot, të ringrihej realisht nga fusha e disfatës së 23 qershorit 2013. Aq sa disfatën e 21 qeshorit 2015 e përjetoi si fitore të cunguar nga regjimi kriminal!Shefi i qeverisë  është i mendimit se PD sapo ka hyrë në një fazë ezaurimi nervor dhe mbushja e xhaketave e çantave të deputetëve me vezë, për të përmbushur detyrimin e përfaqësimit të zgjedhësve në seancën parlamentare, është tregues kuptimplotë i kësaj zbrazjeje nervore.Sipas Ramës,  dhe vetë histeria e 24 orëve të fundit për një deputet të përjashtuar me kohë nga radhët e koalicionit qeverisës, i cili për më tepër u vetëpezullua nga aktiviteti i Kuvendit, është inercia e kacafytjes me hijet; në kushtet e shterrimit total të fuqisë për të imagjinuar të nesërmen.Çka sipas tij  e bën opozitarizmin e Partisë Demokratike një zvarritje në dëshpërim, ku vezët janë thjesht një kulmim i trishtueshëm i dëshpërimit.Rama thotë se prej dy vitesh demokratët japing e marrin me hijet dhe objektet.Rama: Që një parti të katandiset në pikën që të përdorë vezët, duhet të ketë humbur kuptimin e vetvetes dhe çdo ndjenjë përgjegjësie për çka të tjerët mund të mendojnë për të.Fatkeqësisht kjo është opozita sot në Shqipëri. Dhe degradimi ka ardhur hap pas hapi, pa ndalim, dy vjet e kusur me radhë. Një parti që ka dy vjet e kusur që jep e merr me hijet dhe me objektet.Në çdo tre aktivitete, dy janë përkujtimore të sajuara për t’u kacafytur me hijen e Enver Hoxhës. Liria, të drejtat, demokracia, janë të gjitha sebepe; motivi është lufta qorre me një hije të qëmotit e cila vazhdon ta hipnotizojë Partinë Demokratike, duke i kushtëzuar axhendën.Në çdo tre konferenca shtypi, dy janë kacafytje me libër shtëpie me hijen e pushtetit. Korrupsioni, krimi, parku, shëndetësia, Dia, papunësia, çatia e kryeministrisë, Siria, janë garnitura të rastit; motivi është lufta qorrazi me protagonistët e shumicës qeverisëse, si persona që lypset të përbalten, papushim, deri në fund, me çdo mjet.Në çdo tre protesta, dy janë kacafytje fizike me objekte. Diktatura, gjelbërimi, komuniteti, persekutimet, betonizimi, liqeni, kushtetuta, sigurimi, janë llafe të rastit; motivi është shfryrja verbërisht e dufit mbi beton, tulla, dërrasa, mure, xhama, skulptura, gardhe dhe aq më mirë, kur rasti fatlum sjell përpara ndonjë eskavator ose, lëre pastaj, nëse fati të nxjerr përpara ndonjë aeroplani…Dhe natyrisht që e gjithë kjo perpetum mobile, në një boshllëk që zgjerohet, ka një efekt shterrues për sytë, veshët, trurin, trupin e një partie politike të krijuar si alternativë qeverisëse, e të degraduar në një organizatë kakarisëse.Reagon BashaI menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i liderit të Opozitës Lulzim Basha, i cili deklaron se fund i shemtuar i kreativitetit është të besh deputet Armando Prengen.Basha thekson se sot nuk dallon dot nje ndryshim mes nje strukture kriminale dhe qeverise Rama."Partia Demokratike eshte sot e vetmja pengese per Edi Ramen qe ta shndrroje tere vendin ne Republike te trafikanteve, gangstereve, vrasesve. Por projekti i tij eshte nderprere. Duke u majmur e ngrefur, thjesht po afron theqafjen e tij." përfundon regaimin e tij Basha