Tregtia Shqipëri-Kosovë, kontrollet e zhdoganimet në pikën kufitare, jo në terminal privat

Përfundon protesta e importuesve të materialeve të ndërtimit nga Shqipëria në Kosovë.Këta të fundit paguanin 40 euro ne terminalin privat të Prizrenit për kontrollin dhe zhdoganimin e mallrave, pasi në pikën  kufitare nuk kishte kapacitete.Ambasadori  shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, deklaroi pas takimit me përfaqësuesit e importuesve dhe drejtorit të Doganave të Kosovës se ngërçi është zgjidhur dhe brenda 31 marsit do të krijohen të gjitha formalitet që kontrollet dhe zhdoganimet të bëhen në pikën kufitare pa kosto shtesë.Sipas Minxhozit, eleminimi i bnarrierave administrative synon rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, trend që gjatë vitit 2015 ka qenë pozitiv.