Qëllojnë me armë në ajër, arrestohen në flagrancë katër persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2016, 21:44
Policia ka arrestuar në flagrancë katër persona të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në aksin Rrëshen-Shpal të enjten më 25.02.2016.Të arrestuarit janë Edmond Syziu, Xhovan Prenga, Alvi Deda dhe Arselajdo Ndreca, njoftojnë Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mirditë.Atyre i është sekuestruar furgoni i bardhë me të cilin po lëviznin me targa AA 690 FU, si dhe arma e zjarrit pa leje, një automatik me 2 krëhëra fishekësh që gjendej brenda tij.Policia po vazhdon hetimet dhe veprimet proceduriale për dokumentimin e plotë.
/Oranews.tv/