Ulsi Manja, Ben Blushit: S' mund të bëhesh dashnor i statutit duke goditur qeverinë

Deputeti i PS-së Ulsi Manja i ftuar në studion e Ora News e quajti "të dhimbshme" ngjarjen e ndodhur sot në Parlmament ku kryeministri dhe kabineti qeveritar u godit me vezë."Veprimet e sotme janë kauza ditore të opozitës që nuk po gjen mbështetje. Ende nuk e dimë nëse opozita e do apo jo reformën në drejtësi" tha ai.Për socialistin " Opozita është një grup deputetësh pa një kauzë politike nuk mban premtimet dhe vë në vështirësi edhe faktorin ndërkombëtar"Sa i takon deputetit socialist Ben Blushi, Manja u shpreh: "S' mund të bëhesh dashnor i statutit duke goditur qeverinë"Për ndërtimin e Rrugës së Arbrit Manja tha se nuk ka ngecje të bisedimeve se ishin në pritje të negociatave finale dhe se "do të kemi përgjigje brenda 6 muajve"/Oranews.tv/