Presidenti nga populli, Ngjela dhe Krasniqi mbështesin propozimin
Spartak Ngjela dhe Afrim Krasniqi mbështesin propozimin e dy ish krerëve të shtetit Moisiu e Topi për zgjedhje të Presidentit nga populli, që do të rriste sipas tyre balancën mes pushteteve dhe do të frenonte korrupsionin. Ngjela shkon edhe më tej, duke kërkuar që me ndryshimet ne Kushtetuttë, vendi ynë të kthehet në një republikë gjysmë presidenciale ose presidenciale. Në mikrofonin e Ora News, ata bien dakord, duke deklaruar se politika nuk do e mbështesë këtë propozim.Spartak Ngjela, Kreu i Partisë për Ligj e Drejtësi dhe një nga njohësit më të mirë të ligjit e Kushtetutës, dhe analisti Afrim Krasniqi, japin argumentat e tyre, në mbrojtje të propozimit të dy ish krerëve të shtetit, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, për zgjedhjen e Presidentit nga Populli.Spartak Ngjela: “Unë jam dakort si koncept që mund të zgjidhet nga populli sepse në qoftë se kemi një president të zgjedhur nga populli dhe të pakorruptuar nuk ka korrupsion në Shqipëri.”.Afrim Krasniqi: “Zgjedhja e Presidentit nga populli do ishte deri diku një lloj ecje drejt maturimit për të bërë dhe balancën e përfaqsimitNga ana tjetër në Kushtetutën e Shqipërisë Presidenti ka një mandat 5 vjeçar dhe mund të ndodhë që brenda mandatit të tij të ndryshojnë dy ose më shumë qeveri. Kështu që ka një rol mbi funksionet politike dhe për ta ushtruar këtë lloj funksioni si dhe garanti për demokracinë në Shqipëri por edhe midis punës së institucioneve duhet që të ketë një bazë besimi shumë më të madhe. Baza e vetme e besimit është vota popullore".Për Ngjelën, prekja e Kushtetutës për zgjedhjen e Presidentit, nuk duhet të jetë sipërfaqësore. Ai propozon që Shqipëria të kthehet në një republikë presidenciale si SHBA, ose gjysmë presidenciale si Franca.Spartak Ngjela: “Unë mendoj që më e mira e të gjithave do të ishte ajo e SHBA ose kjo e Francës gjysmë presidenciale ose semi presidenciale siç i thonë ata. Kjo tjera e vendeve të lindjes është humbje kohe.Njerui ose do marrë kurajo të hyjë në nivelin më të lartë të zgjedhjes së vet ose mos ta marrë fare atë problem”.Për Krasniqin, ndryshimi i formulës së Kreut të Shtetit, jo domosdoshmërisht duhet të shoqërohet me forcim të kompetencave të tij.Afrim Krasniqi: “Unë po ju bëj një krahasim. Presidenti i Maqedonisë zgjidhet nga qytetarët, madje me dy raunde.Ndërkohë që kompetencat e Presidentit të Maqedonisë janë shumë më të pakta se sa Presidenti i Shqipërisë i cili zgjidhet me këtë formulë.Por është çështje besimi, perceptimi dhe çështje balance midis dy pushteteve”.Ngjela dhe Krasniqi, janë në një linjë, kur pyeten mbi arsyet pse ky propozim mund të mos përfaqësohet nga politika.Spartak Ngjela: “Nuk i lë korrupsioni.As nuk diskutohet.Nuk i lë interesi privat. Interesi personal është pushteti i pakufijshëm. Një President nga populli nuk ka më të tjerë në qoftë se do ishte republikë presidenciale".Afrim Krasniqi: “Kur palët ndjehen komod me sistemin e sotëm përfaqësues siç duket kanë rënë në një lloj kompromisi që të mos ta trajtojnë këtë në reformën e re. Gjë që është praktikisht një humbje Shansi për Shqipërinë sepse Kushtetuta mund të ndryshohet një herë në 20 vjet". /Oranews.tv/