S'hiqen nga tregu çokollatat, prodhohen në Poloni, s’kanë lidhje me Holandën

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është tërhequr nga urdhri për bllokimin e cokollatave Snickers, Mars, Milky Way.Përmes një deklarate AKU sqaron se pas verifikimeve nga ana e inspektorëve të Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Tiranë, pranë kompanisë distributor, rezultoi se produktet në fjalë nuk kanë lidhje me çokollatat e prodhuara në Hollandë por ato importohen në Shqipëri nga Polonia.Një gjë e tillë, është vërtetuar nga një shkresë zyrtare ardhur kompanisë shqiptare prej prodhuesit amë të këtyre produkteve, ku thuhet se Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia nuk janë të rrezikuara nga këto produkte.Ndërkohë, nga kontrollet, rezultoi se në një një prej tregjeve në Tiranë u konstatua një sasi e vogël çokollatash të prodhuara në Holandë, të cilat u bllokuan menjëherë.AKU sqaron konsumatorët se nga sistemi Rapit Alert System Food and Feet, që jep informacion mbi produktet që paraqesin rrezik, nuk nuk ka asnjë njoftim zyrtar për problemin me çokollatat.[caption id="attachment_685485" align="alignnone" width="640"]Dokumenti i kompanise importuese Ne foto: Dokumenti i kompanise importuese[/caption]Snickers2