Ambasadori Hoffman: Formimi profesional të shoqërohet me praktikë
Pavarësisht rëndësisë që po i jepet arsimit profesional në Shqipëri shpesh hasen probleme me praktikat e nxënësve. Për të kapërcyer këtë problem, Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman deklaroi se për të pasur sukses arsimi profesional duhet që të shoqërohet edhe me praktikën në biznese dhe për këtë ofroi kontributin e sipërmarrjeve gjermane në Shqipëri. Ndërkohë që Ministri i Mirëqënies Sociale deklaroi se tashmë nuk do të ketë më kurse profesionale pa kërkesën e biznesit.Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman dhe Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi prezantuan në shkollën profesionale të ndërtimit “Karl Gega” projektin pilot për sistemin dual.Ambasadori Hoffman theksoi se formimi profesional nuk mund të jetë i sukseshëm pa praktikë dhe për këtë nevojitet edhe bashkëpunimi me bizneset.Hoffman: Formimi profesional kërkon edhe praktikën në biznese dhe është e rëndësishme që të ketë biznese të gatshme për këtë.Sistemi dual që funksionon në Gjermani është reklamuar shumë dhe Shqipëria tashmë është në fillim, por nisja me hapa të vegjël është perfundim i sigurt.Aktualisht shoh me kënaqësi që të rinjtë nuk po vrapojnë vetëm për në Universitet dhe kjo është pozitive pasi unë di që këtu ka studentë me juridik që punojnë në Call Center.Ministri i Mirqënies Sociale deklaroi se tashmë nuk do të ketë kurse profesionale pa kërkesën e biznesit, në mënyrë që të rinjtë pas shkollimit të gjejnë punë.Klosi: Arsimi profesional në Shqipëri mund të jetë i suksesshëm vetëm nëqoftëse lidhja trekëndore arsim profesional, komiteti i biznesit dhe tregu i punës do të jenë të bashkërenduara. Ne nuk mund të kemi më dhe nuk do të kemi në qendrat tona të formimit profesional kurse të cilat nuk janë të mbështetura apo të çertifikuara nga biznesi lokal.Sipërmarrjet gjermane në Shqipëri kanë ofruar që të realizojnë praktikën e dy klasave profesionale, një të shkollës së ndërtimit “Karl Gega” dhe tjetra e shkollës së Hoteleri Turizmit.